• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gir: Nëse nuk ka ndryshime kushtetuese, kjo do të thotë se do ta humbni shansin, të cilën disa të tjerë do ta shfrytëzojnë

Gir: Nëse nuk ka ndryshime kushtetuese, kjo do të thotë se do ta humbni shansin, të cilën disa të tjerë do ta shfrytëzojnë

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Dera e Maqedonisë ndaj Bashkimit evropian është e hapur nëse venfdosen ndryshimet kushtetuese. Kështi shteti do të kalojë në hapin e ardhshëm, theksoi ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir. Thekson se nëse bëhen ndryshimet kushtetuese, kjo do të thotë se e kemi humbur shansin, të cilin do ta shfrytëzojnë të tjerët.

"Ndryshimet kushtetuese janë problem i madh. Çështja e sovranitetit është për shtetin. Por mendoj se disa elemente do të jenë mjaftueshëm të rëndësishëm dhe do të duhet të merren parasysh sapo që të publikohet propozimi dhe do të bëhet i kapshëm për opinionin. Do të filloj me ndryshimet kushtetuese. Mendoj se para se gjithash këtu janë kyç tajmingu dhe konteksti. Vitin e kaluar në korrik i kemi filluar negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut. Deri më tani, procesi po shkon mirë. Skriningu është duke u zhvilluar, ekipet janë të organizuara mirë dhe shoh ndryshime pozitive. Ka një nxitim. Por ka një kontekst më të gjerë si rezultat, për fat të keq, të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ka një nxitim për zgjerim dhe të gjithë tani e kuptojnë seriozitetin e interesit për të ecur përpara në procesin e zgjerimit të BE-së. Mendoj se tani ka një shans të madh. Në këtë moment dera është e hapur nëse bëhen ndryshime kushtetuese. Kështu shteti do të kalojë në hapin tjetër", tha Gir në emisionin “Klik Plus” në TV21.

Sipas tij, bëhet fjalë për çështje sovraniteti dhe theksoi se kemi shans të madh, që nuk duhet të lëshohet.

"Ndryshe, nuk kaprogres. Kuptohet, do të jetë me rëndësi të lexojë çka do të shkruajë në tekst dhe të fokusohet në të. Duket se ekzistojnë mënyra që të kyçen në Kushtetutë dhe njerëzit që deklarohet si bullgarë. Tashmë keni raporte të mira ndëretnik. Kjo vetëm do t'i pëforcojë. Mund të thuhet se do ta konfirmoni me vepra atë që e thoni", porositi Gir.

Në pyetjen rreth asaj çka nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, Gir tha se kjo do të thotë se do ta lëshojmë shansin më të mirë, të cilën do ta shfrytëzojnë të tjerët.

Sipas tij, Parlamenti duhet të forkusohet në argumenta, ta shohë imazhin më të gjerë dhe të marrë vendim. mb/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR