• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gir: Kemi pasur takim produktiv me Damevën, anëtarët e Këshillit Gjyqësor t'i zbatojnë rekomandimet e BE-së

Gir: Kemi pasur takim produktiv me Damevën, anëtarët e Këshillit Gjyqësor t'i zbatojnë  rekomandimet e BE-së

Shkup, 17 janar 2023 (MIA) - Ambasadori evropian Dejvid  Gir deklaroi se dje ka pasur një takim produktiv me kryetaren e Këshillit Gjyqësor (KGJ) Vesna Damevën dhe shpreson që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të kthejnë një faqe të re dhe do të përpiqen t'i zbatojnë rekomandimet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian.

"Pas aktvendimit të Gjykatës Administrative me të cilën u anulua vendimi për shkarkimin e Damevës, kam shfaqur interesim që të takohem me kryetarin e Këshillit Gjyqësor. Siç e dini, unë nuk jam takuar me paraardhësin e saj, sepse në atë kohë kemi shprehur shqetësimin tonë për mënyrën e shkarkimit të Damevës, por edhe për zgjedhjen e kryetarit të atëhershëm të Këshillit Gjyqësor. Shqetësimi ynë ishte adresuar nga ana e Gjykatës Administrative me vendimin e tyre për ta kthyer Damevën sërish", tha sot Giri para fillimit të Panairit të Shoqërisë Civile, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. 

 Ai shtoi se në takimin me Damevën kanë biseduar për gjendjen në Këshillin Gjyqësor, për rekomandimet që janë publikuar nga ana e Misionit Vlerësues i BE-së vitin e kaluar, si dhe për masat që do të ndërmerren nga ana e Këshillit Gjyqësor.

"Mendoj se kemi pasur një takim shumë produktiv me kryetarin e Këshillit Gjyqësor dhe sinqerisht shpresoj që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të kthejnë një faqe të re dhe do të përpiqen t'i zbatojnë rekomandimet e Misionit Vlerësues të BE-së. Biseduam edhe për kompetencat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor", shtoi Giri. 

Foto: MIA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR