• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gir: Janë të qarta obligimet e shtetit për garantimin e mbrojtjes së navigacionit ajror

Gir: Janë të qarta obligimet e shtetit për garantimin e mbrojtjes së navigacionit ajror

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Gjatë emërimeve në institucionet publike, me rëndësi është ato të bëhen n[ bazë të meritave, kjo do të thotë - kualifikim, shkathtësi, përvojë, dhe jo në bazë të përkatësisë së partisë apo lidhjeve personale. Për pohimet e ndryshme në pikëpamje të ndikimeve të jashtme politike u bëjmë thirrje autoriteteve t'i hetojnë dhe të veprojnë lidhur me rezultatet nga ato hetime, porositi sot euroambasadori Dejvid Gir, rreth ngjarjeve të fundit në M-NAV.

Git theksoi edhe se ekzistojnë obligime kur bëhet fjalë për navigacionin ajror dhe obligimet ndaj Bashkimit Evropian në pikëpamje të implementimit të atyre obligimeve.

"Këtu përfshihet garantomi i pavarësisë së trupit i cili është përgjegjës për navigacionin ajror, ndërsa e dyta ka të bëjë me regrutimin dhe angazhimin se janë përmbushur çështjet juridike dhe se resurset njerëzore shfrytëzohen në mënyrën e cila do ta garantojë sigurinë, efektivitetin dhe efikasitetin e vetë shërbimit për navigacion ajror", tha ambasadori Gir në pyetjen e gazetar[ve në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Mbrojtjes.

Për pohimet për sulmin në objektin e Navigacionti ajror, kërcënimet dhe dhunën, ai theksoi se ato janë çështje që duhet të hetohen dhe nëse ekziston shqetësim, duhet të reagohet rreth saj.

I pyetur se si e komenton vendimin e Gjykatës, të mos iu shqiptojë masë paraburgimi të involvuarve në hyrjen në M-NAV, tha se janë të qarta obligimet e shtetit lidhur me këtë sistem i cili është pjesë e infrastrukutrës kritike.

"Zakonisht si ambasador nuk e kam zakon të komentoj vendime të gjykatës, megjithatë konsideroj se e thamë qartë se cilat janë obligimet lidhur me garantimin e mbrojtjes së këtij sistemi, por jo vetëm të këtij, por edhe të sistemeve të infrastrukturës kritike", tha Gir.

Delegacioni i BE-së dje kumtoi se me shqetësim i ndjekë ngjarjet lidhur me ofruesin nacional të shërbimeve për navigacion ajror (M-NAV). Njëherit, theksoi se imperativ janë emërimet në ofruesin nacional të shërbimeve për navigacion ajror dhe shërbime të ngjashme, njejtë si edhe për institucionet e tjera, të bazohen në merita, kualifikim dhe përvojë. Nga Delegacioni i BE-së porositën edhe se presin nga institucionet të zbatojnë hetim të shpejtë lidhur me thëniet për kronizëm gjatë punësimeve.

"Presim autoritetet shtetërore t'i hetojnë shpejtë thëniet për kronizëm gjatë emërimeve në këto shërbime. Gjithashtu, presim autoritetet e shtetit t'i hetojnë raportet për ndikim joadekuat të jashtëm dhe dhunë ndaj personelit që punon në M-NAV", theksuan nga Delegacioni i BE-së. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR