• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gir: Fon Der Lajeni bëri një lapsus kur tha "populli maqedonasoverior"

Gir: Fon Der Lajeni bëri një lapsus kur tha
Shkup, 29 tetor 2022 (MIA) - Gjatë vizitës në vend, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lajeni, në fjalimin e saj  bëri një lapsus dhe tha “populli maqedonasoverior”, ndërsa kjo ishte e vetmja gjë në të cilën u ndalët nga ajo vizitë, deklaroi sot ambasadori evropian Dejvid Giri. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në fillim të ndërtimit të pjesës hekurudhore të Korridorit 8 në Kumanovë, Giri theksoi se Fon Der Lajeni ka treguar mbështetje të madhe për Maqedoninë e Veriut dhe se nuk e ka vizituar vendin me “duart të zbrazëta”. Përkujtoi në Marrëveshjen me Fronteksin dhe ndihmën financiare për përballje me  krizën energjetike. "Kjo është vizita e tretë e kryetares brenda një viti, që është e jashtëzakonshme, me çfarë mendoj se ajo demonstroi një përkushtim të madh personal dhe përkushtim të Komisionit për rrugën evropiane të vendit", theksoi Giri. ar/  

QËNDRONI TË LIDHUR