• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gir: Anëtarësimi në BE është një proces kredibil dhe real, fokusi të zhvendoset te reformat

Gir: Anëtarësimi në BE është një proces kredibil dhe real, fokusi të zhvendoset te reformat

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - E kemi të qartë se në Maqedoninë e Veriut ka zhgënjim që procesi i integrimeve evropiane po zgjat shumë, por perspektiva e anëtarësimit të vendit në BE është një proces kredibil dhe i arritshëm, theksoi ambasadori evropian Dejvid Gir theksoi ambasadori evropian Dejvid Gir  në fjalimin në Forumin e Dytë Ekonomik në organizim të Forumit Ekonomik Delfi dhe Asociacionit të Biznesit Grek në Shkup, fokusi i të cilit është prosperiteti në kohë të kthesave. 

"BE-ja dhe angazhimi i saj në procesin e zgjerimit veçanërisht me këtë vend, nuk është mëshirë, por është interes i ndërsjellë dhe është e qartë se për sigurinë, prosperitetin dhe interesin tonë demokratik është që ju të jeni pjesë e BE-së. Hapja e negociatave, hapja e procesit të skriningut ka filluar kështu që tani fokusi duhet të zhvendoset në zbatimin e reformave që nevojiten. Ky nuk është një proces i lehtë. Ky nuk është një vend i madh. Tashmë keni arritur shumë në procesin e reformave. Keni një mbështetje të madhe nga vendet-anëtare të BE-së, ndërsa edhe ata që janë jashtë BE-së, kështu që perspektiva e këtij vendi të  anëtarësohet në BE është një proces kredibil, i realizueshëm, i arritshëm dhe realist", porositi ambasadori evropian Gir në panelin e dytë “Ndjekja e samitit në Tiranë": Anëtarësimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian".

 Duke u përqendruar në ndikimin e mesazheve nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë mbi të ardhmen e rajonit, Giri tha se forumi ka dërguar një sinjal shumë të fortë politik që tregon një qëndrim të përbashkët të liderëve në BE dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor se procesi i anëtarësimit është në interes të dyanshëm, ndërsa u kuptua edhe  nevoja për përshpejtimin e vetë procesit.

Ai përkujtoi edhe se në samitin në Tiranë, i cili ishte i pari i organizuar në rajon dhe u mbajt nën hijen e agresionit rus kundër Ukrainës, gjatë diskutimeve u përsërit parimi i zgjerimit, gjegjësisht që procesi të bazohet mbi reforma të besueshme dhe të bazuara në merita. 

 “Kjo do të thotë se vendet që do të anëtarësohen në BE do të mund ta gëzojnë anëtarësimin, megjithatë duhet të ndërtohen edhe qëndrueshmëri në mënyrë që të mund të luftojnë me një mjedis dinamik konkurrues, gjegjësisht me tregun e konsumatorëve”, tha ambasadori evropian.

Samiti në Tiranë, ndër të tjera, shtoi ai, e theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë si një mënyrë për luftë kundër sfidave që janë në rrugën e anëtarësimit, ndërsa e potencoi edhe mbështetjen që BE-ja ia jep Ballkanit Perëndimor në aspekt të ekonomisë, veçanërisht kur vazhdon lufta në Ukrainë. Këtu u përqendrua në Planin për Investime, i cili tha,  tregon se çfarë mbështetje jep BE-ja në këtë proces, në fushën e lidhjes rrugore, hekurudhore dhe llojeve të tjera të komunikacionit, pastaj për tranzicionin e gjelbër, planin investues ekonomik, ndërsa u përmend edhe rëndësia e uljes të emetimeve të karbonit. 

 "Në kontekst të samitit në Tiranë u përmend edhe tregu i përbashkët, i cili do të sigurojë më shumë liri sipas parimit të tregut të vetëm dhe që do të mundësojë integrimin e tregut rajonal, por edhe atij evropian, sepse edhe njëri edhe tjetri mbështeten mbi të njëjtat parime. Ishte planifikuar pjesëmarrja e BE-së në 6.9 për qind të tregut të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se kjo tashmë ndjehet, ndjehen rezultatet, kështu që tani nga ky vit po shkojmë drejt ndërtimit të shtigjeve të gjelbra që të çojnë më shpejt në procesin e anëtarësimit", tha ambasadori evropian Gir.

 Forumin e hapi kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa është paralajmëruar  pjesëmarrja e shumë politikanëve, ndër të cilët edhe kryeministrat e Kosovës dhe Malit të Zi, Albin Kurti dhe Dritan Abazoviqi. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR