• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska-Sidorf: Sporti është hallkë e fuqishme për promovimin e ndryshimeve dhe vlerave pozitive shoqërore

Gërkovska-Sidorf: Sporti është hallkë e fuqishme për promovimin e ndryshimeve dhe vlerave pozitive shoqërore

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, sot ka mbajtur takim onlajn me Klarens Sidorf, ambasador global i UEFA-s për diversitet. Sidorf është futbollisti më i suksesshëm në historinë globale dhe një nga gjashtë njerëzit në botë, të cilët Nelson Mandela i ka zgjedhur si "kampionë të trasëgimisë".

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, Gërkovska dhe Sidorf janë pajtuar se ndajnë vizion të përbashkët dhe angazhime të orientuara drejt ndryshimeve sociale pozitive dhe se përmes sportit përhapen vlera dhe ide fisnike, të cilët kanë efekt jashtëzakonisht të rëndësishëm tek poullata e re. 

Në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët rreth përballjes me korrupsionin në sport, si dhe aktivitete që hapin mundësi për sport për të gjithë, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska e informoi Sidorf për aktivitetet që Kabineti i saj ka ndërmarrë në periudhën e kaluar, duke përfshirë edhe adresimin e problemit të korrupsionit në sport në legjislacionin vendas. Ajo u përqendrua edhe në nevojën për ndërgjegjësimin e publikut për përshtatjen e ambienteve sportive në vend, në drejtim të mundësimit të aktiviteteve sportive për personat dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Klarens Sidorf u bë aktivist i njohur global pasi karriera e tij e futbollit përfundoi dhe e përdor ndikimin e sportit për të promovuar ndryshime pozitive sociale dhe për të krijuar një botë më të mirë përmes Fondacionit të tij "Kampionë për fëmijë", i themeluar në vitin 2004. mb/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR