• e enjte, 18 korrik 2024

Gerasimovski: Kemi siguruar 260 vendparkime të reja në Kapishtec dhe parkingje rezidente për banorët e Qendrës

Gerasimovski: Kemi siguruar 260 vendparkime të reja në Kapishtec dhe parkingje rezidente për banorët e Qendrës
Shkup, 16 nëntor 2022 (MIA) - Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, në tribunën "Së bashku mundemi" nga  SHFK "Kiro Gligorov", foli për projektin e zgjerimit dhe ndërtimit të një garazhe shumëkatësh në rrugën "Naroden Front" me kapacitet prej 260 automjetesh. "Në procedurë është parkingu i ri në Kapishtec. Me hulumtimet tona i kemi zbuluar problemet në vendbanime dhe më kritike janë Debar Maalo, Kapishtec dhe lagjja Bunjakovec. Në Kapishtec po planifikojmë të nisim garazhin e ri shumëkatësh, që do të jetë në rrugën "Naroden Front", vazhdim i garazhit montues me kapacitet prej 260 vende parkimi. Ky është një nga projektet më të shtrenjta dhe kapitale që planifikojmë ta fillojmë deri në fund të vitit dhe ta realizojmë deri në mesin e vitit të ardhshëm", tha Gerasimovski. Në tribunë, në prani të administratës komunale, Gerasimovski foli edhe për projektet tjera që janë realizuar në vitin e kaluar, si premtimi zgjedhor për pensionistët dhe klubi i hapur i pensionistëve në qendrën tregtare Beverli Hills, këndi i rindërtuar i lojërave për fëmijë, infrastruktura e rrjetit të disa rrugëve dhe projekte të tjera", njoftoi Komuna Qendër. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR