• e enjte, 26 dhjetor 2024

Georgievski për Gruevskin: Gjithçka që më bëre mua tani po ta bëjnë ty

Georgievski për Gruevskin: Gjithçka që më bëre mua tani po ta bëjnë ty

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Ish kryeministri dhe ish udhëheqës i VMRO-DPMNE-së opozitare Lupço Georgievski, ndërsa tani kryetar i VMRO-PP, përmes profilit të tij në Fejsbuk i dërgoi mesazh ish bashkëpartiakut të tij, ish kryeministër dhe ish udhëheqës i partisë, Nikolla Gruevski se po përballet me gjërat e  njejta të cilat ia ka bërë atij kur e trashëgoi pozitën e liderit.

"Gjithçka që më bëre mua tani po ta bëjnë ty. Pas librit që ua le atyre. Por është e dukshme se ata që më ishin besnikë ishin shumë më të shumtë", shkruan në statusin e tij të Fejsbukut, Georgievski.

Ai me një mesazh edhe për siç thotë "VMRO-Shumadia".

"Duhet të bëni një hap shumë të vogël për t'i ndihmuar udhëheqësit tuaj të djeshëm, që njëmbëdhjetë vjet ju dha pushtet. Të ndihmojmë edhe pesëmbëdhjetë bashkëpartiakë  tuaj që janë të shtrirë në burgje duke i përfshirë edhe ata nga 27. T'i ndihmoni Maqedonisë  në rrugën drejt Evropës", qëndron në profilin e Georgievskit në Fejsbuk.

Ditët e fundit në një korrespondencë publike përmes rrjeteve sociale, kryetari aktual dhe ish-kryetari i partisë, i cili ndodhet në ekzil në Budapest, kanë shkëmbyer akuza. Mickoski ndaj Gruevskit, i cili në një intervistë për FAC, publikisht e quajti paraardhësin e tij se ka negociuar me autoritetet për ta shpëtuar nga ndjekja penale dhe ndoshta për t'i ndihmuar në miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Gruevski kërkoi nga Mickoski që të sqarojë nëse vërtet i ka thënë ato në bisedën për FAC dhe të paraqesë dëshmi, por edhe me pretendimin se është cak i sulmeve të organizuara dhe me një mesazh për anëtarësinë që "të mendojë me kokën e tij". sa/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR