Georgievski: Asnjëherë nuk kemi qenë më afër BE-së, duhet të bëjmë vetëm një hap pa dhimbje
- Asnjëherë nuk kemi qenë kaq afër Bashkimit Evropian, duhet të bëjmë vetëm një hap, që për mendimin tim është një hap pa dhimbje edhe pse e paraqesin si një goditje të madhe për popullin maqedonas dhe ai është përfshirja e gjashtë kombeve në preambullë, tha sot ish kryeministri Ljubço Georgievski në forumin "Reflektime për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut", organizuar nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Maqedonisë.
- Post By Sara Ademi
- 16:24, 28 nëntor, 2024
Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Asnjëherë nuk kemi qenë kaq afër Bashkimit Evropian, duhet të bëjmë vetëm një hap, që për mendimin tim është një hap pa dhimbje edhe pse e paraqesin si një goditje të madhe për popullin maqedonas dhe ai është përfshirja e gjashtë kombeve në preambullë, tha sot ish kryeministri Ljubço Georgievski në forumin "Reflektime për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut", organizuar nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Maqedonisë.
Në fjalën e tij, Georgievski theksoi se nevojitet të ndryshohet mënyra e menaxhimit të komisionit historik i cili negocion me palën bullgare dhe theksoi se nevojitet një qasje diplomatike.
"Po bëhet një dramë nga diçka që realisht as nuk e mohon Maqedoninë si vend, as nuk e mohon identitetin maqedonas, as nuk do të ndodhë ndonjë gjë dramatike me përfshirjen e gjashtë kombeve në Kushtetutë... Unë pajtohem se mënyra në të cilën ai komision historik menaxhohet nuk është shumë i suksesshëm dhe duhet të ndryshojë axhendën dhe mënyrën e menaxhimit. Mirëpo, edhe nëse bëhet kështu, nuk bëhet me fyerje publike, mburrje publike "kaq është, mbaroi, vija të kuqe kush jemi ne", por bëhet në rrugë diplomatike dhe thuhet "konsiderojmë se kjo dhe kjo duhet të ndryshojë", tha Georgievski.
Qeveria e re ndryshon orientimin strategjik të Maqedonisë, vlerësoi ish kryeministri, ndërsa kjo sipas tij, shihet me marrjen e kredisë hungareze dhe miqësinë e madhe me Hungarinë dhe Serbinë.
"Maqedonia me Qeverinë e re dukshëm e ndryshon orientimin e saj strategjik dhe sipas mendimit tim kjo nuk shihet vetëm sipas kredisë që është marrë dhe miqësisë së madhe e cila demonstrohet, jo vetëm me Hungarinë, por edhe me Serbinë. Shohim se edhe projekti Ballkani i Hapur me mungesën e Edi Ramës mbetet praktiktikisht vetëm bota serbe që e dimë, si konturë", tha Georgievski.
Ish kryeministri pyeti se ç'farë do të humb Maqedonia nëse për një muaj e zgjidh problemin dhe shkon më tutje me bisedat me Bashkimin Evropian. sa/
Foto: MIA