• e premte, 27 dhjetor 2024

Georgieva: Ndaj krizës globale të ushqimit 48 vende të ekspozuara

Georgieva: Ndaj krizës globale të ushqimit 48 vende të ekspozuara
Riad, 3 tetor 2022 (MIA) - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, tha sot se 48 vende janë të ekspozuara ndaj krizës globale ushqimore, dhe gjysma e tyre janë shumë të cenueshme. Georgieva, e cila foli në një konferencë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, gjithashtu tha se 41 milionë njerëz në botën arabe janë të ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore. Ajo tregoi se FMN do të sigurojë që zëri i institucionit të dëgjohet në luftën kundër kufizimeve të tregtisë së ushqimeve për të zbutur situatën. Për sa i përket situatës ekonomike në botë, Kristalina Georgieva theksoi se FMN-ja nuk do të hezitojë të jetë në shërbim të vendeve anëtare. "Nëse ata kanë nevojë për më shumë, ne do të bëjmë më shumë," tha Georgieva. qa/shk/  

QËNDRONI TË LIDHUR