• e enjte, 26 dhjetor 2024

Georgiev: Nuk na befason rasti me Merkon por ajo që institucionet tona nxiten kur thuhet nga jashtë

Georgiev: Nuk na befason rasti me Merkon por ajo që institucionet tona nxiten kur thuhet nga jashtë

Shkup, 22 qershor 2023 (MIA) - Kjo nuk është aspak befasuese, por befasi është ajo që sërish institucionet tona nxiten pasi që dikush nga jashtë tregon për disa gjendje të caktuara që ne tashmë i kemi konstatuar, deklaroi Vlladimir Georgiev, anëtar i Komisionit antikorruptues, lidhur me vendosjen në "listë të zezë" të kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko nga ana e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në pyetje të gazetarëve për të komentuar rastin, Georgiev tha se nuk na ndodhë për herë të parë që dikush nga jashtë të na tregojë për gjendje apo persona të caktuar, siç është rasti konkret që Departamenti amerikan i Shtetit ta vendosë në "listë të zezë" kryetarin aktual të komunës së Strugës, siç tha, "nga aspekti i përzierjes së tij në korrupsion dhe ndikim në jurisprudencë".

Paralajmëroi se Komisioni shtetëror pë parandalim të korrupsionit nesër do të ketë konferencë për shtyp mu për Ramiz Merkon për të cilin, siç tha, "që në vitin 2019 konstatuam një sërë keqpërdorimesh në punën e tij si kryetar i komunës".

"Rezultatet që i gjetëm ishin mbështetur me raporte nga Enti shtetëror për revizion, megjithatë asgjë nuk ishte ndërmarrë", theksoi Georgiev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në prezantimin e rezultateve nga hulumtimi për korrupsion në arsimin e lartë.

Shtoi edhe se në raportin për qëndrimet e vetë gjykatësve dhe prokurorëve për korrupsion në jurisprudencë, të cilin KSHPK e prëgatiti së bashku me OSBE-në dhe u prezantua javën e kaluar, një prej treguesve kryesorë është se vetë jurisprudenca është nën ndikim edhe të pushtetit ekzekutiv, por edhe nga ana e gjykatësve më të lartë dhe kryetarëve të gjykatave. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR