• e enjte, 26 dhjetor 2024

Georgiev: Këshilli Gjyqësor funksionon dhe punon për t’i mbrojtur gjykatësit

Georgiev: Këshilli Gjyqësor funksionon dhe punon për t’i mbrojtur gjykatësit

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA)- Këshilli gjyqësor funksionon dhe punon për t'i mbrojtur gjykatësit. Për këtë arsye, detyra jonë është dhe kërkuam të kemi takim, të bisedojmë me kryetaren e Gjykatës supreme, Besa Ademi. Jemi në dispozicion të çdo gjyqtari, qoftë nga Gjykata Supreme apo nga ndonjë gjykatë tjetër, që ta hapim atë diskutim dhe të vihemi në pozitën e mbrojtjes së gjyqtarëve, deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Lidhur me ftesën për takimin e sotëm, Georgiev ka thënë se Ademi ka informuar me shkrim se nuk do të vijë.

"Na ka dërguar letër se nuk do vijë. Ky është parashikimi i saj rreth punëve, por, mendoj se është e nevojshme që të vijë dhe t'i paraqesë pretendimet. Këshilli ka qenë dhe është i gatshëm për diskutime çështje të tilla të hapura. E inkurajoj që për të gjitha presionet apo ndikimet ta lajmërojë Këshillin gjyqësor dhe konform ligjit të ketë mbrojtje", tha Georgiev.

Georgiev, poashtu i inkurajoi dhe u bëri thirrje gjithë gjykatësve, nëse kanë çfarëdo ndikimi ta lajmërojnë Këshillin gjyqësor.

"Është absolutisht e papranueshme të ndikohet te ndonjë gjyqtar apo porotë. Sipas ligjit, çdo ndikim është vepër penale, që do të thotë se menjëherë do ta njoftojmë Prokurorinë", tha Georgiev.

Gjyqtari Ivica Nikollovski i cili është anëtar i Këshillit, tha se Këshilli Gjyqësor ka obligim dhe do t'i mbrojë gjyqtarët.

"Na vijnë ankesa të ndryshme nga kolegët dhe qytetarët, por deri më tani nuk ka raportime që dikush t'u ketë bërë presion. Nëse kemi informacione të tilla do të vepronim", tha Nikollovski.

Gjyqtarja Antoaneta Dimovska, anëtarja më e re e Këshillit, tha se e mirëpret transparencën e Besa Ademit me mediat, por jo siç thotë ajo të ketë fshehje të situatës.

"Ftesa jonë ka qenë për një pikë konkrete, ku është dashur të diskutojmë për presionet e pretenduara, për të cilat ne nuk dimë dhe mund të jenë të vërteta", tha Dimovska. ss/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR