• e enjte, 26 dhjetor 2024

Georgiev: I inkurajoj dhe u bëj thirrje gjykatësve që lirisht të raportojnë ndikimet dhe presionet

Georgiev: I inkurajoj dhe u bëj thirrje gjykatësve që lirisht të raportojnë ndikimet dhe presionet

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - I  Inkurajoj dhe u bëj thirrje gjykatësve, të cilët janë anketuar, të cilët  kanë konstatuar apo raportuar në mënyrë anonime se kanë pasur ndikime dhe presione nga kryetarët e gjykatave dhe nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor, lirisht të raportojnë deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Në lidhje me anketën e OSBE-së dhe KSHPK-së për vlerësimin e rreziqeve nga korrupsioni në gjyqësor, Georgievi theksoi se ishte një anketë anonime për periudhën e vitit 2022. 

 "Vetëm do të pozencoj, si një mesazh për kolegët gjykatës. I inkurajoj  që një gjendje të tillë është alarmante jam dakord dhe nëse e ndjejnë një gjendje të tillë, lirisht, këta janë gjykatës që e dinë si, nëse në deri në Këshill, apo nëse nuk kanë besim të plotë në Këshill, ka institucione, Prokurori, lirisht ë raportojnë, ndërsa ne jemi këtu për t'u marrë me këto probleme", tha Georgievi.

Georgievi thkesoi se në këtë rast vihet në pikëpyetje vetë integriteti i gjykatësve, në gjendje kur ata raportojnë në ankeza anonime anomali të tilla, ndërsa nga ana tjetër të mos i theksojnë anomalitë e tilla.   

 "Absolutisht i inkurajoj dhe i nxis, lirisht le të raportojnë. Konkretisht me emër dhe mbiemër. Do të thotë duhet ta tregojnë atë, e jo  në mënyrë anonime. Duhet të dihet saktësisht  kush me emër dhe mbiemër", deklaroi  Georgievi.

Flasim për njëperiudhë. nënvizoi  Georgiev, kur edhe ai ka qenë vetëm anëtar i Këshillit Gjyqësor. 

 I pyetur për Komisionin që vepron në lëndën  “Target-Kështjella", Georgievi tha se pasi ai lshtl kryetar i Këshillit, garanton se të gjitha komisionet janë formuar dhe po veprohet radhazi, por nuk mund të garantojë për disa paraprakisht si ka punuar. ar/

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR