• e diel, 24 nëntor 2024

Gati 25 për qind e njerëzve në Gjermani kanë origjinë emigrante

Gati 25 për qind e njerëzve në Gjermani kanë origjinë emigrante

Berlin, 20 prill 2023 (MIA) - Gati çdo i katërti njeri i cili jeton në Gjermani ka origjinë emigrante - ose i lindur në ndonjë vend tjetër ose pasardhës i drejtpëdrejtë i njerëzve të lindur në ndonjë vend tjetër, njoftoi Shërbimi Statistikor Federal i Gjermanisë, informon DPA. Kjo është 20,2 milionë njerëz ose 24,3 për qind e popullatës, njoftoi shërbimi. 

Sipas definicionit të tyre për njerëz me origjinë emigrante, në këtë kategori bëjnë pjesë njerëzit të cilët kishin emigruar në Gjermani pas vitit 1950 dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, "gjenerata e dytë".

Pjesëmarrja e banorëve me origjinë të tillë është rritur për 6,5 për qind ose 1,2 milionë njerëz në krahasim me vitin e kaluar.

Rol kryesor për këtë rritje të numrit kishte emigrimi i refugjatëve, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë. Kështu, pjesëmarrja e emigrantëve të cilët kishin ardhur në Gjermani në kohën e fundit - kryesisht refugjatë nga Ukraina, Siria dhe Afganistani - është rritur për një përqindje më të madhe (7,3 për qind) nga ajo e pasardhësve të drejtpëdrejtë të prindërve të lindur në Gjermani, e cila është rritur për 4 për qind. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR