• e martë, 24 dhjetor 2024

Gashi u takua me grupin e ambasadorëve jorezidentë për vendin tonë, me seli në Sofje

Gashi u takua me grupin e ambasadorëve jorezidentë për vendin tonë, me seli në Sofje

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me grupin e ambasadorëve jorezidentë për vendit tonë, me seli në Sofje, të cilët janë për vizitë në Shkup.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, morën pjesë ambasadorët jorezidentë të Marokut, Egjiptit, Kuvajtit, Mongolisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Indisë, Pakistanit dhe Kubës, të cilët shprehën mbështetjen për institucionet tona dhe vullnetin për thellimin e marrëdhënieve dhe për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera, edhe në nivel parlamentesh.

Kryetari i Kuvendit Gashi, duke u uruar mirëseardhjen ambasadorëve, theksoi se Maqedonia e Veriut investon shumë në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, jo vetëm me vendet e rajonit dhe me anëtarët e Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë.

Ai tha se pret takime më të shpeshta në të ardhmen dhe vizita kthyese në nivel bilateral, si mundësi për të dinamizuar bashkëpunimin midis këtyre vendeve me të cilat ndajmë shumë vlera të përbashkëta.

Në takim u bisedua për mundësitë për shkëmbim më të madh ekonomik, si dhe për shkëmbimin e përvojave me disa nga vendet aspirante për anëtarësim në BE, si Gjeorgjia dhe Moldavia. 

Në këtë kontekst, Gashi i njoftoi ambasadorët me hapat e ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut në drejtim të përmbushjes së qëllimit strategjik të integrimit evropian.

U shkëmbyen mendime edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit parlamentar në nivel bilateral, ku u theksua se parlamentet janë vendet ku thellohet dialogu, në interes të qytetarëve.

Në takim morën pjesë edhe deputetët nga Kuvendi i RMV-së, të cilët janë kryetarë të grupeve parlamentare të bashkëpunimit që i mbulojnë këto vende. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR