• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi takoi rektorin Sunar, në fokus zhvillimi i arsimit

Gashi takoi rektorin Sunar, në fokus zhvillimi i arsimit

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Lutfi Sunar.

Gashi theksoi se Universiteti Ballkanik është padyshim një nga më të mirët në vend, me kontribut të madh në zhvillimin e arsimit. Ky Universitet ka bashkuar etni të ndryshme, duke arritur t'i tejkalojë kufijtë e vendit. Më pas, mund të mburret me zgjidhje të shkëlqyera të kuadrit.

Rektori Sunar u shpreh i vendosur që procesi i reformës duhet të vazhdojë, të ndiqen trendët, sepse studentët janë e ardhmja e çdo vendi. Në këtë drejtim ai do të dorëzojë raport të shkurtër me shënime dhe ide për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen në funksionimin e plotë të sistemit, përfshirë studentët, administratën, profesorët. Krijimi i mundësive arsimore është politikë e mirë dhe vendi më i mirë për këtë është Dhoma Ligjvënëse dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Bashkëbiseduesit shpresojnë se progresi i Universitetit Ballkanik, i cili ka zgjatur ndër vite, do të ruajë vazhdimësinë edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa Kuvendi do të ketë një derë të hapur për mbështetje, ndihmë dhe bashkëpunim në të mirë të qytetarëve.

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR