• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi: Shpresoj që më 3 shtator të ketë përballje të argumenteve, si do të vendos plenumi ashtu edhe do të veprojmë

Gashi: Shpresoj që më 3 shtator të ketë përballje të argumenteve, si do të vendos plenumi ashtu edhe do të veprojmë

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot ka deklaruar se interpelanca për të nuk është e qëndrueshme politikisht. Duke iu referuar disa vërejtjeve dhe shkrimeve në media në periudhën e kaluar, por dhe pretendimeve për interpelancë, ai tha se nuk ka bërë asnjë shkelje të sekularizmit dhe se nuk ka kërkuar nga askush që të shkelë ligjet ndërkombëtare apo vendore. Synimi i tij si kryetar, siç tha ai, është të ndryshojë perceptimin se Kuvendi është vetëm makinë për votim, si dhe se deputetët të kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi nga ministrat dhe zyrtarët dhe se do të ketë bashkëpunim më të madh me sektorin civil.

"Interpelanca është dorëzuar. Menjëherë e vendosëm në seancën e parë, kjo do të jetë pika e parë. Më vjen mirë që akuzat e paraqitura në atë interpelancë do të diskutohen dhe shpjegohen në atë interpelancë. Unë respektoj gjithçka që është në kuadër të Rregullores dhe në kuadër të demokracisë në Kuvend, qoftë për institucionin e kryetarit të Kuvendit apo për dikë tjetër. Ne do të jemi të hapur për çdo iniciativë, do të respektojmë Rregulloren dhe shpresoj që më 3 shtator të ketë një ballafaqim argumentesh dhe më pas të vendosë plenumi. Ashtu siç do të vendosin ata, ashtu do të veprojmë. Besoj se shumica do të marrë vendimin më të drejtë. Sido që të jetë ajo do ta respektoj", tha Gashi.

Kryetari i Kuvendit iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me rastin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, pastaj lidhur me udhëtimin e tij privat me makina zyrtare në një dasmë në Kosovë.

"Unë asnjëherë nuk kam kërkuar nga askush që të shkel ligjin", deklaroi Gashi.

Në pyetjen se pse ishte në një vizitë private në Kosovë me makinë zyrtare, ai tha se është i obliguar si kryetar i Kuvendit të udhëtojë kudo me automjet zyrtar, edhe pse nuk do të donte të ishte kështu.

"Të gjithë duam të kemi të paktën pak jetë private. Unë në përgjithësi nuk e kam fare dhe për fat të keq edhe në këtë rast më është dashur të udhëtoj me makinë zyrtare në një event privat", tha Gashi.

Në lidhje me këtë rast, Gashi tha se rregullisht kishte paralajmëruar se do të udhëtonte për në Kosovë, por se, ashtu siç tha, nuk ka mundur të ndalet në kontrollin e pasaportave dhe të kontrollojë pasaportat. Megjithatë, ai nuk ka treguar se sa persona udhëtonin me të në makinat zyrtare. Paralajmëroi se do të nisë një iniciativë me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të rregulluar disa lëshime.

Në lidhje me incidentin me presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, ai është thirrur nga ajo dhe është udhëzuar që të shkojë në aeroport për të qetësuar situatën, dhe si më parë janë dërguar personat nga sigurimi i tij. Pasi i thanë se situata kishte marrë fund, ai vendosi të mos shkonte. Gashi tha se të gjithë duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare dhe vendore.

"Nga aspekti moral, unë personalisht dhe sigurimi në Kuvend në aeroport shmangëm një incident që mund të kishte pasoja më të mëdha. Më vjen mirë që përfundoi siç duhet. Ata persona që kanë tejkaluar kompetencat e tyre, MPB-ja do të veprojë sipas ligjit. Sa herë që duhet të afrohemi, të qetësojmë situatën, do të veproj në të mirën e qytetarëve, që të mos ketë konflikte, incidente dhe pasoja të mëdha", ka thënë Gashi në një deklaratë për media pas takimit me gazetarët. 

Ai tha se kur mund të ndodhin ndryshimet kushtetuese, por potencoi se fillimi i atij procesi varet nga strukturat politike duke kujtuar se është çështje shumëpalëshe.

"Si Kuvend presim që ndryshimet kushtetuese të bëhen në Kuvend, do të përpiqemi që të kemi një rol më aktiv në ndryshimet kushtetuese. Sa i përket zgjidhjes në fillim të atij procesi, kjo varet nga strukturat politike, jo vetëm nga vendi jonë. Është një çështje shumëpalëshe. Në momentin kur kemi një zgjidhje në horizont, shpresoj që procedura të fillojë shpejt ashtu siç e parashikon ligji dhe Kushtetuta dhe siç e parasheh procedura në këtë Kuvend", tha Gashi.

Për punën e Kuvendit në periudhën e ardhshme ai tha se tashmë ka caktuar seancat me 3 dhe me 11 shtator dhe se në muaj do të mbahen tre deri në katër seanca – të martën, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa e hëna do të jetë ditë për koordinim, dhe të premten për takime të deputetëve me qytetarët. Bazuar në Rregulloren e re është duke u përpunuar një kalendar afatgjatë i aktiviteteve. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR