• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi realizoi në Kuvend takim me zëvendësministrin e Çështjeve islame të Arabisë Saudite

Gashi realizoi në Kuvend takim me zëvendësministrin e Çështjeve islame të Arabisë Saudite

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Avad Al Anzij Bin Sibtij, zëvendësministër i Çështjeve Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili e udhëheq delegacionin në vizitën në vend. Në takim morën pjesë edhe deputetët e Kuvendit Adnan Azizi dhe Salim Sulejmani si dhe përfasues të BFI në krye me Reis Ulema Shaqir Fetai. 

Në takim u diskutua për marrëdhëniet midis të dy vendeve, të cilat vlerësohen si miqësore, me përkushtim të përbashkët për thellimin e tyre. Gjithashtu, u konkludua se ka shumë hapësirë për intensifikimin e dialogut politik dhe dinamizimin e bashkëpunimit ekonomik.

Duke i uruar mirëseardhjen zëvendësministrit Avad Al Anzij Bin Sibtij, Kryetari Gashi theksoi se kjo vizitë është e rëndësishme për kultivimin e marrëdhënieve bilaterale.

Bashkëbiseduesit iu referuan mundësive për shkëmbime dhe vizita më të shpeshta diplomatike në nivel parlamentar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.

Gjithashtu, u theksua edhe mundësia për përmirësim të këmbimit arsimor, si dhe rëndësia për bashkëpunim kulturor për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Në fushën e bashkëpunimit konsullor, u theksua rëndësia e lehtësimit të udhëtimit për qytetarët e të dy vendeve.

Foto: Kuvend

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR