Gashi: Qytetarët presin nga Kuvendi mbikëqyrje më të madhe dhe më shumë kontroll mbi punën e Qeverisë
- – Qytetarët nga Kuvendi presin që t’i fuqizojë debatin mbikëqyrës dhe kontrollin mbi punën e Qeverisë, theksoi sot kryetari i parlamentit, Afrim Gashi, i cili mori pjesë në debatin për mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar në Maqedoninë e Veriut përgjatë prizmit të kapacitetit mbikëqyrës të Kuvendit, që organizohet në bashkëpunim me programin parlamentar për mbështetje dhe NDI-në.
- Post By Fitore Curri
- 13:02, 20 janar, 2026
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) – Qytetarët nga Kuvendi presin që t’i fuqizojë debatin mbikëqyrës dhe kontrollin mbi punën e Qeverisë, theksoi sot kryetari i parlamentit, Afrim Gashi, i cili mori pjesë në debatin për mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar në Maqedoninë e Veriut përgjatë prizmit të kapacitetit mbikëqyrës të Kuvendit, që organizohet në bashkëpunim me programin parlamentar për mbështetje dhe NDI-në.
Debati, në të cilin morën pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputetë, pas prezantimit të hulumtimit për mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar të profesorit inordinar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Denis Preshova, e hapi dilemën për zbatimin dhe efikasitetin e Rregullores së re për punën e Kuvendit.
Gashi tha se vërehen dilema me zbatimin e Rregullores së re, e cila, siç përkujtoi, ishte miratuar me konsensus politik, por gjatë përgatitjes së tij dhe miratimit ishte harruar të përfshiheshin ekspertët e kuvendit dhe publiku akademik.

Profesori Preshova, i cili bëri analizë krahasuese si me zgjidhjet ligjore ashtu edhe me ato kushtetuese dhe kompetencat e parlamenteve përreth, Senatit britanik dhe atij amerikan, ndër të tjera tha se Kuvendi i Maqedonisë ka kompetenca më të gjera politike. Përveç mbikëqyrjes së punës së Qeverisë, Kuvendi ushtron kontroll edhe mbi punën e disa organeve të pavarura dhe rregullatore, gjë që nuk është rasti në vendet e tjera. Gjithashtu, sipas tij, shpesh përmendet se Kuvendi është autoriteti më i lartë në vend, megjithëse ekziston një rregullim horizontal i pushtetit, domethënë kemi një ndarje të barabartë të pushtetit. Profesori Preshova kujtoi se që nga Kushtetuta e vitit 1991, termat kontroll dhe mbikëqyrje janë përdorur në lidhje me kompetencën e Kuvendit, por nuk shpjegohet pse.

Profesori thotë se madje edhe në Rregulloren e re mbikëqyrja rregullohet madje në pesë kapituj, ka edhe paralelizëm në lidhje me Ligjin për Kuvendin dhe Rregulloren, ku çështje të caktuara nuk janë rregulluar në mënyrë identike. Ai, mes tjerash, foli edhe për interpelancën dhe për pyetjet e deputetëve dhe gjatë kësaj potencoi se pozitivisht të qarta janë vendosur rregullat e veprimit të opozitës në parlament. Preshova gjithashtu theksoi se në lidhje me parlamentet në rajon, te ne ka numër më të madh të organeve të punës, gjegjësisht komisione. fc/
Foto: MIA