• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gashi për dorëheqjet e anëtarëve të partisë: Bëhet fjalë për anëtarë, të cilët një periudhë më të gjatë nuk janë pjesë e Alternativës

Gashi për dorëheqjet e anëtarëve të partisë: Bëhet fjalë për anëtarë, të cilët një periudhë më të gjatë nuk janë pjesë e Alternativës

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot në konferencë për shtyp, duke e komentuar komunikatën për media se dy të tretat e anëtarëve të degës së partisë në Çair kanë hequr dorë nga partia, tha se bëhet fjalë për anëtarë, të cilët një periudhë të gjatë nuk janë pjesë e Alternativës.

"Unë mund të flas vetëm për anëtarët e Alternativës. Por, në parim një gjë duhet të dihet. Në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme shikoni se bëhet fjalë për dy blloqe në bllokun politik shqiptar. Çdo qytetar. çdo aktivist, ka të drejtë të zgjedh nëse do të jetë me bllokun opozitar apo me atë qeveritar. Për këtë shkak, nuk dua të paragjykoj askënd. të gjitha lëvizjet që do të bëhen nga tani deri te zgjedhjet do të jenë vetëm në këtë funksion. Ata që duan të jenë me opozitën dhe duan ndryshime vijnë tek ne, ndërsa ata që duan të qëndrojnë dhe ta vazhdojnë këtë pushtet të korruptuar me të gjitha këto standarde të vështira për qytetarët do të shkojnë atje. Në këtë frymë e shikoj edhe lëvizjen e djeshme", deklaroi Gashi.

Dega e Alternativës - Çair në një letër për media kumtoi se dy të tretat e anëtarëve të degës heqin dorë nga partia, për shkak të, siç theksojnë "pakënaqësisë së akumuluar nga disa anëtarë, që e kanë uzupruar partinë".

"Sonte jemi mbledhur këtu ne anëtarët e degës së Alternativës - Çair, dy të tretat e asamblesë së degës, simpatizantë dhe mbështetës për të shprehur shqetësimin tonë për ankesat e grumbulluara gjatë këtyre muajve në degën tonë, por nuk janë vetëm këto arsye. Pavarësisht fakteve dhe disa tentativave për sinkronizimin dhe harmonizimin e degës, bisedat e brendshme mes anëtarëve tanë - jemi të detyruar të themi se problemet në Degën e Çairit janë akumulimi i revoltës së anëtarëve tanë, tash e 15 muaj. Edhe pse shpresa jonë deri në këtë pikë ishte se do të arrinim një kompromis mes anëtarëve të degës, kjo fatkeqësisht nuk ndodhi - ndërsa fajtorët e kësaj tani janë të njohur dhe mbajnë vulën e dy-tre personave që uzurpuan dhe nepotizuan në parti", thuhet në njoftimin nga Dega e Alternativës së Çairit.

Ata, siç thanë, morën vendim që dy të tretat e tyre të dorëzonin dorëheqje nga organet e partisë, tetë anëtarë të Kryesisë qendrore për të ndërprerë aktivitetin në degë, drejtuesit e filialeve përkatëse së bashku me anëtarët e tyre të tërhiqen nga Dega e Çairit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR