• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi: Nga askush nuk kam kërkuar të shkelë ligjin

Gashi: Nga askush nuk kam kërkuar të shkelë ligjin

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot deklaroi se interpelanca për të nuk është politikisht përmbajtësore. Duke folur për disa vërejtjet dhe shkrimet në media për të gjatë periudhës së kaluar, por edhe pohimet në vetë kërkesën për interpelancë, tha se nuk ka bërë kurfarë shkelje të sekularitetit, si dhe se nuk ka kërkuar nga askush të shkilen ligjet ndërkombëtare apo vendore.

"Nga askush asnjëherë nuk kam kërkuar të shkelë ligje", deklaroi gashi në brifingun e parë me gazetarë pas marrjes së funksionit kryetar i Kuvendit, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me udhëtimin e tij privat me automjete zyrtare në një dasëm në Kosovë.

Gashi foli edhe për ndryshimet kushtetuese, për aktivitetet e Kuvendit, por edhe për atë se koalicioni "Vlen" duhet të shndërrohet në një parti politike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR