• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi merr pjesë në Samitin parlamentar të NATO-s në Uashington

Gashi merr pjesë në Samitin parlamentar të NATO-s në Uashington

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Në prag të Samitit të NATO-s*, kushtuar shënimit të 75-vjetorit të ekzistencës së Aleancës, me iniciativën e Presidentit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Majk  Xhonson dhe delegacionit të tyre në AP të NATO-s, sot në Uashington u mbajt Samiti parlamentar i AP të NATO-s, në të cilin morën pjesë presidentët/kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s dhe shefat dhe zëvendësshefat e delegacioneve.

Delegacionet nga 23 shtete anëtare dhe Ukraina u përfaqësuan në nivelin më të lartë, kështu që vetë ngjarja dëshmon përkushtimin e lartë të parlamenteve dhe rolin e tyre aktiv në ndërtimin e arkitekturës botërore të sigurisë dhe promovimin e vlerave Atlantike.

Siç njoftojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, samiti u hap nga presidenti i përkohshëm i AP të NATO-s, kongresmeni Geri Konoli, kreu i delegacionit amerikan në AP të NATO-s, kongresmeni majkëll Tarner dhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, të cilët patën fjalime përshëndetëse për pjesëmarrësit. Në fjalimet e tyre të shkurtra, theksi u vu në luftën në Ukrainë, nevojën për
një aleancë më të madhe në ofrimin e ndihmës së nevojshme për Ukrainën në kapacitetet
ushtarake, praktikat e mira, ekspertët teknikë, pajisjet mjekësore, rindërtimin e sektorit
energjetik.

Gjatë fjalimeve tre minutëshe, delegacionet shprehën pikëpamjet e tyre për sfidat aktuale të
sigurisë si dhe interesat dhe harmonizimet kombëtare.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke përshëndetur mbajtjen e këtij Samiti, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e Politikës së dyerve të hapura, arritjen e qëllimit të synuar prej +2% të BPP për investime në pajisjet ushtarake të çdo vendi anëtar të NATO-s, përkushtimi i vendit në promovimin e një atmosfere dhe politikash të stabilitetit rajonal dhe global, nevoja për një partneritet thelbësor me Bashkimin Evropian për të forcuar komplementaritetin e tij
strategjik me NATO-n dhe rëndësinë e zërit të parlamenteve dhe parlamentarëve.

Fondi gjerman Marshall, në bashkëpunim me kompaninë “Boeing”, dhe me rastin e 75-
vjetorit të NATO-s, organizoi një mëngjes pune për të gjithë pjesëmarrësit e Samitit
Parlamentar. Në këtë takim u demonstrua rëndësia dhe pesha e instituteve analitike,
fondacioneve dhe organizatave think-tank në krijimin e projekteve globale të sigurisë dhe të
mbrojtjes, të cilat përfaqësojnë mbështetje solide intelektuale për Aleancën në zbatimin e
aktiviteteve të saj.

Kryetari Gashi, pas përfundimit të Samitit Parlamentar, ka dhënë një deklaratë për
redaksinë maqedonase dhe shqipe të “Zërit të Amerikës”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Majk Xhonson dhe shefi i
Delegacionit të SHBA-së në AP të NATO-s, kongresmeni Michael Turner, organizuan një
pritje për pjesëmarrësit e Samitit Parlamentar në ndërtesën e Kongresit Amerikan. Në pritje
mori pjesë edhe Gary Connolly, ushtrues detyre i presidentit të AP të NATO-s dhe Sekretari
i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ata, me fjalimet e tyre të rastit, përshëndetën të pranishmit dhe e shënuan 75-vjetorin e Aleancës, duke theksuar mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës dhe rolin e të gjitha vendeve aleate dhe partnere në ndërtimin dhe ruajtjen e sigurisë globale.

Pas përfundimit të Samitit Parlamentar, Shefat dhe zëvendësshefat e delegacioneve
mbajtën një mbledhje të posaçme të Komisionit të Përhershëm, në të cilën u miratuan
ndryshimet statutore dhe procedurale, me të cilat u formua një menaxhim i lartë i
përkohshëm i AP të NATO-s, për shkak të disa ndryshimeve të karrierës në raport me ato
të mëparshme. Në takim mori pjesë deputeti Mile Talevski, zëvendës shef i delegacionit të
Kuvendit në Këshillin e Sigurimit të NATO-s. Kongresmeni Gary Connolly u emërua si
President i përkohshëm i AP të NATO-s dhe të gjitha vendimet e tjera do të verifikohen në
sesionin e ardhshëm vjetor të AP të NATO-s në Montreal, Kanada.

"Para shtatëdhjetë e pesë vjetësh, 12 vende nënshkruan Traktatin e Atlantikut të Veriut në
Uashington, për të siguruar mbrojtjen e tyre kolektive në një botë të paparashikueshme.
Këtë vit, 32 aleatë të NATO-s u takuan përsëri në Uashington për të marrë vendime kyçe
se si të vazhdojnë të mbrojnë një miliard qytetarë të tyre, ndërsa bota përballet me
kërcënimin më të rrezikshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë.

Samiti i dedikohet gjetjes së përgjigjeve për sfidat me të cilat përballet Aleanca dhe forcimit
të mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s. mb/

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR