Gashi: Më është hequr mundësia të thërras mbledhje të Komisionit, e cila tashmë është thirrur, mbetet në domenin e Komisionit për politikë sociale të vendosë për Ligjin e mbrojtësve
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gatetarë theksoi se i është hequr mundësia për të thirrur mbledhje të Komisionit kuvendor për të cilën tashmë ishte thirrur. Potencoi se mbetet në domenin e Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe të rinj të vendosë për ndryshimet e Ligjit për të drejta të posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarët familjeve të veta.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:23, 26 shtator, 2024
Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gatetarë theksoi se i është hequr mundësia për të thirrur mbledhje të Komisionit kuvendor për të cilën tashmë ishte thirrur. Potencoi se mbetet në domenin e Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe të rinj të vendosë për ndryshimet e Ligjit për të drejta të posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarët familjeve të veta.
"Mua më është hequr mundësia të thërras mbledhje e cila tashmë është thirrur në ditë të caktuar kur duhej të veprohej rreth asaj çështjeje. Kështu që, kjo mbetet në domenin e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj të vendosë pë Ligjin për të drejta të posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre", tha ai.
Duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve nëse kryetarja e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj. Ilire Dauti e ka shkelur Rregulloren me atë që nuk ka thirrë mbledhje me këtë pikë në rend dite, Gashi tha se ai si kryetar i Kuvendit është i obliguar ta zbatojë Rregulloren, dhe jo të gjykojë.
"Unë si kryetar i Kuvendit jam i obliguar ta zbatoj Rregulloren, por nuk jam ai që gjykon nëse dikush e ka shkelur apo jo. Kjo tashmë mbetet, është hapësirë përr interpretim nga aspekti i ndryshëm politik, aspekti juridik etj. Secili siç e sheh atë mund ta vlerësojë. mendoj se kjo tashmë është çështje tjetër, nuk mund të gjykoj unë rreth kësaj", tha ai.
Gashi informoi se do të thërrasë mbledhje të Komisionit kuvendor për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit, por pas kërkesës së djeshme të nënkryetarit të Kuvendit dhe deputet i LSDM-së, Jovan Mitreski, ai ta obligojë Komisionin për çështje të rregullroes dhe mandatit-imunitetit të thërrasë mbledhje, ku do të intepretohet zbatimi i nenit 126 paragrafi 3, përkatësisht të veprojë në mënyrë të njejtë me ligjin për mbrojtësit, si në rastin e ligjit me detyrimin nga Hungaria.
"Sipas Rregullores, kryetari i Kuvendit siaps nenit 26 paragrafi 4, mund të thërrasë me kërkesë të nënkryetarit të zgjedhur nga opozita. Por, gjithsesi e dini se unë kohë më parë paralajmërova se për koalicion mes anëtarëve nga Rregullorja çdoherë kur do të paraqiten situata të tilla, do të thërrasim Komision të çështjeve të rergullores dhe imunitetit. Edhe këtu në Komision, nëse mund ta fusim opinionin dhe ekspertët në mënyrë që të sjellim konkludime më cilësore me të cialt do të shërbehen edhe përbërja aktuale, por edhe në të ardhmen përbërjet e tjera kuvendore", tha Gashi. ab/
Foto: МIА