• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor

Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor

Shkup, 2 maj 2024 

Kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë vizita e radhës që e ka bërë kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi. Ai në këtë pikë kufitare ka shkuar për ta dërguar edhe një mesazh se lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet për koalicionin VLEN.

Gashi me këtë rast ka treguar se si nuk është duke u respektuar marrëveshja e ratifikuar në Kuvend për integrimin e kufirit.

“Në dhjetor të vitit që shkoi kuvendi ynë republikan e ka ratifikuar marrëveshjen me Kosovën për integrimin e kufirit. Megjithatë, siç e
shihni, BDI-ja nuk e respekton atë dhe vazhdon t'i maltretojë qytetarët e të dyja vendeve. Kaq nga patriotizmi i tyre”, tha Gashi.

I parti i “Alternativës” ka thënë se BDI bashkë me Vuçiqin e kanë integruar kufirin me Serbinë, por jo edhe atë të Kosovës e Shqipërisë.

“Derisa ata, me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit, e integruan kufirin me Serbinë, ne jemi këtu t'ju themi se për koalicionin VLEN lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është ndër prioritetet tona më të larta.  Andaj ne besojmë se ky angazhim ia vlen”, ka thënë Gashi.

QËNDRONI TË LIDHUR