• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gashi: Lëvizja Evropiane për Ndryshim synon fitoren në kampin politik shqiptar

Gashi: Lëvizja Evropiane për Ndryshim synon fitoren në kampin politik shqiptar

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot në konferencën për media para Kuvendit duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, deklaroi se Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) ka si qëllim të fitojë në kampin politik shqiptar dhe hëpërhë nuk shqyrtojnë mundësinë e koalicionimit parazgjedhor me ndonjë parti politike nga blloku maqedonas.

"Koalicioni ynë dëshiron të fitojë zgjedhjet e ardhshme në kampin politik shqiptar. Pra, do të shohim se kush do të fitojë në taborin maqedonas dhe nëse do t'i plotësojnë kushtet tona të cilat i kemi thënë para se të hyjmë në procesin zgjedhor", u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve.

Në pyetjen për koment lidhur me ndërhyrjen e djeshme në kontrollin e trafikut ajror, madje lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti tha se në BDI ka nervozizëm dhe çdo ditë bëjnë gabime.

"Ka një opozitë të unifikuar me program dhe vizion të qartë dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut tashmë kanë alternativë. Po ndjehet energjia për ndryshim edhe në kampin politik shqiptar. E gjithë kjo ndikon që BDI-ja dhe të tjerët të kenë të humbur busullën politike", theksoi Mexhiti.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR