Gashi: Kuvendi do të konsultohet me Gjykatën Kushtetuese që të mos gabojnë nëse shkarkojnë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Parlamenti
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarë theksoi se do të konsultohet me Gjykatën Kushtetuese nëse ekspertë ligjorë konsiderojnë se është jokushtetuese dhe e paligjshme që Parlamenti të shkarkojnë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi që të mos bëjmë gabim ligjor. Nuk përjashtohet mundësia e fillimit të procedurës për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur në Kuvend.
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarë theksoi se do të konsultohet me Gjykatën Kushtetuese nëse ekspertë ligjorë konsiderojnë se është jokushtetuese dhe e paligjshme që Parlamenti të shkarkojnë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi që të mos bëjmë gabim ligjor. Nuk përjashtohet mundësia e fillimit të procedurës për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur në Kuvend.
"Raporti negativ për punën e Këshillit Gjyqësor do të thotë se Kuvendi në njëfarë mënyre i revokon dhe se mund të fillojë procedura për shkarkimin e tyre dhe emërimin e të rinjve. Procedura është e specifikuar në Rregulloren e Punës. Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet, ashtu siç i ka emëruar, në të njëjtën mënyrë do të shkarkohen dhe kështu do të vazhdojë emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor. Nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime varet se kur do të fillojë procedura, në rend dite do të jetë sapo të ketë kushte për atë çështje", tha Gashi.
Thekson se do të varet nga Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime se kur të fillojë procedura. Ai thekson se do të jetë në rend dite sapo të krijohen kushte për atë çështje. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s