• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi: Kumanova shembull i veçantë i përpjekjes për arsim në gjuhën amtare

Gashi: Kumanova shembull i veçantë i përpjekjes për arsim në gjuhën amtare

Kumanovë, 13 prill 2024  

Kumanova është një shembull i veçantë i përpjekjes për arsim në gjuhën amtare. Jo të gjithë i kuptojnë sakrificat e kumanovarëve për arsimimin në gjuhën shqipe, protestat për shkollat e mesme në gjuhën shqipe, persekutimet, burgosjet e torturimet e shqiptarëve vetëm pse deshën të mësojnë shqip.

Kështu tha kreu i Alternativës, Afrim Gashi, në takimin me veteranët e arsimit në  lokalin Bash Pelivan, i mirënjohur për të gjithë
kumanovarët.

Sipas tij, kjo është dëshmi se në këtë vend ka shpresë “dhe me krenari kërkojmë që të ndiqet rruga për ndryshimin e madh. Pra ia vlen sakrifica juaj është shembulli më i mirë se ndryshimi ia Vlen”.

Alternativa

________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR