• e martë, 07 janar 2025

Gashi: Krishtlindja është mundësi për t'u cekur rëndësia e vlerave të cilat na bashkojnë si shoqëri

Gashi: Krishtlindja është mundësi për t'u cekur rëndësia e vlerave të cilat na bashkojnë si shoqëri

Shkup, 7 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, qytetarëve u dërgoi urim me rastin e festës së Krishtlindjes.

"Qytetarë të respektuar të besimit ortodoks, Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uroj festën e Krishtlindjes. Kjo ditë është mundësi të ceket rëndësia e vlerave të cilat na bashkojnë si shoqëri: toleranca, solidariteti dhe respekti ndaj njëri-tjetrit, thekson spikeri i Shtëpisë ligjmvënëse në urim.

Dëshiron që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në zemrat e të gjithë besimtarëve.

"Qoftë ky vit një vit i mbushur me sukses, begati dhe shëndet për të gjithë Ju. Urime Krishtlindja!", thekson Gashi në urim. ab/

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR