• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gashi: Kontakti i drejtpërdrejtë me deputetin është një nga gjërat më të rëndësishme në demokracinë parlamentare

Gashi: Kontakti i drejtpërdrejtë me deputetin është një nga gjërat më të rëndësishme në demokracinë parlamentare

Ohër, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Kontakti i drejtpërdrejtë me deputetin është një nga gjërat më të rëndësishme në demokracinë parlamentare, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pas vizitës së sotme në zyrat për kontakt me qytetarët në Ohër, i shoqëruar nga deputetët e Ohrit, Sasho Donev, Lidija Petkoska dhe Gracija Bakraçeska.

Deputeti i zgjedhur, sipas tij, është mirë të takohet me qytetarët, jo vetëm në cikle zgjedhore, por edhe gjatë mandatit.

"Ky është kuptimi i ekzistencës së këtyre zyrave, që secilën të premte deputetët të mund të jenë në kontakt me qytetarët. Ne si Kuvend po përpiqemi të mos caktojmë seancë", thekasoi Gashi.

Potencoi se do të diskutojë me kryetarët e komisioneve të Kuvendit që të mos caktohen seanca të premten dhe sipas Rregullores, dita duhet të jetë për të pasur kontakt me qytetarët.

Gjatë vizitës në zyrat për kontakt me qytetarët në Ohër, kryeparlamentari u informua për interesimin e qytetarëve për takime me deputetët, por edhe se takime të shpeshta kanë pasur edhe jashtë zyrave.

Praprakisht, kryetari i Kuvendit Gashi ka pasur takim me kryetarin e komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, ku është informuar për mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal.

"Si një nga projektet më të rëndësishme të udhëheqësisë aktuale, ishte shlyrja e plotë e borxhit të Komunës, e cila nga e dyta më e huazuara në nivel shtetëror, për momentin ka bilanc pozitiv. U bë fjalë edhe për projekte tjera madhore, për të cilat janë në proces ndërtimi, garazhe shumëkatëshe, shkolla fillore, stacion për filtrimin e ujit në afërsi të fshatit Tërpejcë, ndërtimi i sheshit 'Republika e Krushevës' dhe një sallë sportive në fshatin Leskoec", kumtoi komuna e Ohrit.

Sipas informacioneve, u shkëmbyen mendime se Ohri është një komunë e veçantë, qendra më e rëndësishme turistike, e mbrojtur nga UNESKO, që shkëlqyeshëm e promovon vendin në botë.

Vizitën e punës në Ohër, kryetari i Kuvendit Gashi e përfundoi me një vizitë në familjen Filevi, e cila merret me përpunimin e Perlave të Ohrit. rq/bsh/

Foto: MIA, Komuna e Ohrit

QËNDRONI TË LIDHUR