• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, do të propozohet për kryetar të Kuvendit

Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, do të propozohet për kryetar të Kuvendit

Shkkup, 27 maj 2024 (MIA) - Për shkak të kandidaturës për kryetar të Kuvendit, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, informojnë nga Sektori për Marrëdhënie me Opinionin të Alertnativës. 

 Informacionin për MIA-n e konfirmoi edhe Gashi.

 "Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror të Alternativës, të mbajtur të enjten më 23 maj,  mes tjerash, u diskutua edhe për kandidaturën e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë", thonë nga Alternativa.

 Para kësaj, qëndron në kumtesë, konform statutit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi e ka autorizuar nënkryetarin Bekim Sali që t'i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR