• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gashi e konfirmoi takimin me Zaevin

Gashi e konfirmoi takimin me Zaevin

Shkup, 11 mars 2023 (MIA) - Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një postim në Fejsbuk e konfirmoi informacionin për takimin e tij me ish kryeministrin dhe ish liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas tij, nuk ka asgjë misterioze në takimin, dhe theksoi se sipas tij pyetja e vërtetë është, siç tha ai, "pse e ndjekin shërbimet e LSDM-BDI-së".

"Si lider i Alternativës, kam mandat dhe detyrë të takohem me të gjithë aktorët politikë në vend. Kështu kam vepruar gjithnjë dhe kështu do të veproj edhe në të ardhmen. Rrjedhimisht, nuk ka asgjë të veçantë dhe të mistershme në takimin me ish kryeministrin Zoran Zaev. E kuptoj interesin e mediave për këtë takim, por mendoj se pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri dhe cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin", shkroi Gashi në profilin e tij në Fejsbuk.

Deputeti i pavarur dhe ish anëtari i Alternativës, Skender Rexhepi - Zejd, më parë sot, në Fejsbuk publikoi një fotografi nga takimi i Zaevit dhe Gashit në Strumicë.

Alternativa doli nga Qeveria pasi, Aleanca për Shqiptarët me rikonstruimin u bë partneri i ri koalicionit qeveritar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR