Gashi: Deputetët angazhohen në mënyrë aktive për promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze e cila do të thotë edhe promovim të paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut
- Deputetët angazhohen në mënyrë aktive për promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze dhe në këtë mënyrë Kuvendi u bashkëngjitet parlamenteve të tjera që ndajnë vlera të kësaj organizate ndërkombëtare parlamentare, theksoi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në punëtorinë e sotme “Parlament i ri frankofon” që u mbajt në Kuvend në kuadër të Aktivitetit edukativ “Kam qëndrim!”.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:26, 6 mars, 2026
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) – Deputetët angazhohen në mënyrë aktive për promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze dhe në këtë mënyrë Kuvendi u bashkëngjitet parlamenteve të tjera që ndajnë vlera të kësaj organizate ndërkombëtare parlamentare, theksoi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në punëtorinë e sotme “Parlament i ri frankofon” që u mbajt në Kuvend në kuadër të Aktivitetit edukativ “Kam qëndrim!”.
"Kuvendi si anëtar asociues i Kuvendit parlamentar të Frankofonisë i kultivon vlerat e Frankofonisë. Deputetët angazhohen në mënyrë aktive për promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze dhe në këtë mënyrë Kuvendi u bashkëngjitet parlamenteve të tjera që ndajnë vlerat e kësaj organizate ndërkombëtare parlamentare. Por, kjo nuk do të thotë vetëm kultivim dhe afirmim të mëtejshëm të gjuhës franceze në Maqedoni, por do të thotë edhe promovim të paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut, bashkëpunimit midis popujve dhe kulturave të ndryshme. Maqedonia është tërësisht e lidhur me këto vlera dhe si shoqëri multietnike jemi të hapur ndaj identiteteve të ndryshme etnike, gjuhësore dhe kulturore. Prandaj, e kuptojmë nevojën për të afirmuar veçantinë me të gjitha diversitetet përmes bashkëveprimit dhe shkëmbimit me të tjerët. Nxënës të dashur, sot ju do të jeni në plan të parë. Do të keni mundësinë të jeni pjesë e punës së parlamentarëve dhe të ndjeni fuqinë që e ka fjala dhe legjitimiteti i deputetit. Shpresoj se dikush prej jush do të jenë të frymëzuar dhe do të bëhen deputetë dhe do të ndryshojnë shoqëritë dhe jetët e qytetarëve tanë drejt më së mirës", tha Gashi.

Ai potencon se dhuna moshatare, fenomeni për lajme të rrejshme, si dhe papunësia rinore që ndërlidhet ngushtë me arsyet për shpërnguljen e të rinjve janë çështje për të cilat të gjithë ne duhet të mendojmlë hapur, zëshëm dhe në mënyrë kritike dhe të veprojmë në mënyrë më aktive.

"Në të tri fushat nevojiten reforma të vazhdueshme për arsye se gjithmonë mund të bëhet më shumë. Por, ato reforma nuk mund të jenë të suksesshme nëse në krijimin e tyre nuk janë të përfshirë të gjithë. Kjo është mundësi e mirë dhe të dëgjohet qëndrimi juaj dhe mendimi juaj për këto çështje. U shpreh falënderim profesorëve që kanë punuar palodhur me nxënësit, i kanë motivuar dhe i kanë përgatitur për debatin e sotëm. Profesioni dhe roli juaj në jetën e këtyre të rinjve është shumë fisnik. Ju e vendosni bazën e zhvillimit të mëtejshëm e të rinjve të cilët janë ardhmëria e këtij shteti, ardhmëria jonë. Prandaj, për punën që e bëni dhe për përkushtimin tuaj të pakursyer, jam veçanërisht falënderues", tha Gashi.
Ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristof le Rigoler theksoi se rëndësia e diversitetit gjuhësor është se secila gjuhë na mundëson që secili prej nesh me nuancat e tij ta shprehë të menduarit e tij.

"Gjuha franceze është gjuhë që e adaptuar mirë në mënyrë që të mund të shprehet të menduarit dhe qëndrimi i vet personal. Kemi gjuhë që na mundëson të shprehemi përmes numrit të madh të shprehjeve. E rëndësishme në emër të diversitetit gjuhësor është se secila gjuha na mundëson që secili prej nesh me nuancat e vezta të shprehim të menduarit tonë. Mund të ndjejmë keqardhje, por është fakt se jetojmë në shoqëri ku një pjesë e madhe e mendimit publik është e orientuar dhe përgatitur përmes algoritmeve që janë në mediat sociale shpërndarja e të cila përhapet shpejtëm gjithnjë e më shpesh na mbyll në mendime të përgatitura dhe mënyrën e funksionimit që më pak na mundëson të konfrontohemi me mendimet ndryshe. Dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme në institucionin si ky se roli i të gjithë neve, por edhe i kontributit tonë ndaj shëndetit të një shoqërie demokratike realizohet përmes kapacitetit individual në mënyrë që të mund të pranojmë mendim më ndryshe nga i yni dhe të mund të bisedojmë shëndosh me njerëz që kanë mendim më të ndryshëm se ne", tha Rigoleri.

Ambasadori zviceran në vend, Kristog Zomer, ambasador i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut potencon se shumëgjuhësia e favorizon dialogun, respektin e ndërsjellë dhe inkluzivitetin.
"Gjuha franceze është gjuhë amtare e një të katërtës së popullsisë zvicerane. Zvicra është shoqëri shumëgjuhëshe. Identiteti i Zvicrës ndërtohet në këtë diversitet. Nuk jemi komb që është i definuar nga kriteret gjuhësore ose religjioze, por komb që është i definuar nga dëshira e qytetarëve tanë për të jetuar së bashku dhe për të ndarë rrugën e përbashkët drejt së ardhmes. Diversiteti për ne është stabilitet, kohezion kombëtar dhe paqe. Shumëgjuhësia e favorizon dialogun, respektin e ndërsjellë dhe qeverisjen inkluzive, leksione që gjithmon jemi krenarë t’i ndajmë në fushën ndërkombëtare. Për ne, Frankofonia është një dritare e hapur drejt botës, sepse gjuha frënge flitet nga qindra miliona njerëz në planetin tonë dhe është një nga gjashtë gjuhët zyrtare në Kombet e Bashkuara. Angazhimi ynë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë është i rëndësishëm për forcimin e demokracisë. Sot më shumë se kurrë janë të domosdoshme paqja, zhvillimi i qëndrueshëm dhe qeverisja digjitale. Jemi të lumtur që Maqedonia e Veriut është pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare dhe kjo është një urë shtesë mes dy vendeve tona", tha Zomer, i cili njëkohësisht i ftoi të pranishmit të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e muajit të Frankofonisë, të cilat tashmë kanë filluar që nga kjo javë.

Ivanka Vasilevska, kryetare e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kuvendin parlamentar të Frankofonisë theksoi se promovimi i gjuhës dhe kulturës franceze nuk janë vetëm përhapje e gjuhës, por siç u shpreh, paraqet edhe vegël për respektimin dhe mbrojtjen e lirisë, demokracisë, bashkëpunimit ekonomik dhe arsimor.
“Falë aktivitetit tonë në planin ndërkombëtar dhe shtetëror, kontribuojmë personalisht për zbatimin e misionit tonë të cilit i jemi përkushtuar si shtet anëtar i kësaj organizate ndërkombëtare. Sot kemi nderin të jemi kolegë të këtyre njerëzve të rinj. Sot ata kanë mundësinë të bëhen faktorë politikë dhe të debatojnë për çështje nga temat aktuale jo vetëm në shoqëritë tona, por edhe në Evropë dhe në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, debati i tyre do të na mundësojë t’i dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet e tyre në mënyrë që t’i tejkalojmë problemet që lidhen me këto çështje dhe të miratojmë zgjidhje më të mira juridike në mënyrë që të mund të veprojmë”, tha Vasilevska.
Foto: MIA