• e enjte, 26 dhjetor 2024

Garevski: Raporti për urën "Bellasica" duhet të jetë gati javën e ardhshme

Garevski: Raporti për urën

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Raporti për urën “Bellasica” duhet të jetë gati javën e ardhshme Për heqjen e gypave, çfarëdo që të bëhet më tutje, ato duhet të hiqen, tha për MIA-n, Mihail Garevski, nga Instituti privat për ndërtesat rezistente sizmike dhe ndryshimet klimatike.

Garevski para një muaji deklaroi se ekspertiza nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 ditë dhe do të tregojë nëse duhet sanim dhe çfarë lloji.

Sipas tij, “topi”, siç theksoi, është tek "Ngrohtorja", e cila, siç thotë ai, duhet të heqë tubat për çdo lloj sanimi.

Pas thirrjes së Komisionit Rregullator të Energjetikës për riparimin sa më të shpejtë të tubacionit të ngrohjes, i cili gjithashtu u përfshi nga zjarri me datë 12 të muajit të kaluar, distribucioni i EMV-së njoftoi se do të bëhet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Nga aty sigurojnë se pavarësisht djegies së urës, në sezonin e ardhshëm të ngrohjes që fillon në tetor 2023, do të ketë furnizim të besueshëm dhe të pandërprerë të energjisë termike për të gjithë konsumatorët e kyçur në rrjetin e shpërndarjes.

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në fundjavë ka paralajmëruar se ura “Bellasica” do të riparohet shumë shpejt sepse siç tha ajo i referohet rifreskimit kozmetik të asaj që ka rënë në pjesën e betonit dhe se së shpejti, përkatësisht këtë javë, ura do të vihet sërish në shërbim. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR