• e enjte, 26 dhjetor 2024

Garda revolucionare iraniane sulmoi qendrat e spiunimit në Erbil, Irak

Garda revolucionare iraniane sulmoi qendrat e spiunimit në Erbil, Irak

Teheran, 16 janar 2024 (MIA) - Garda revolucionare iraniane kumtoi se ka sulmuar, siç tha "qendrat e spiunimit dhe vendet ku mblidhen grupet terroriste antiiraniane", në Erbil, Irak, raportuan mediat shtetorore iraniane.

"Sulmi ndodhi në mesnatë si përgjigje e krimeve të mëparshme terroriste të armikur në Iranin islamik, ndërsa shtabi i spiunimit dhe vendet tubuese të grupeve terroriste antiiraniane ishin cak i raketave balistike të IRGC-së dhe u shkatërruan", kumtoi garda revolucionare iraniane, transmetuan mediat shtetërore iraniane.

Mediat britanike, duke cituar tre burime të sigurisë iraniane, transmetojnë se aeroporti në Erbil e ndërpreu trafikun pasi në qytet u dëgjuan shpërthime. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR