• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Garda revolucionare e Iranit kumtoi se Hanija është vrarë me projektil me rreze veprimi të shkurtë

Garda revolucionare e Iranit kumtoi se Hanija është vrarë me projektil me rreze veprimi të shkurtë

Teheran, 3 gusht 2024 (MIA) - Garda revolucionare iraniane sot kumtoi se lideri politik i Hamasit, Ismail Hanija është vrarë para dhomës së tij në rezidencën në Teheran me projektil me rreze veprimi të shkurtë, të rëndë rreth shtatë kilogramë, të përcjellur me shpërthim të madh.

Mediumet britanike njoftojnë se Garda revolucionare me këtë rast paralajmëroi se hakmarrja e Teheranit do të jetë e madhe dhe se do të ndodh në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe në mënyrën e duhur.

Hanija është vrarë në Teheran të mërkurën, ndërsa Hamasi dhe Irani paralajmëruan hakmarrje kundër Izraelit, duke e akuzuar për sulmin.

Lideri i Hamasit është varrosur dje në Katar, pasi një ditë më herët është mbajtur ceremonia e varrimit në Teheran. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR