• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Galushçenko: Ukraina eksporton sërish energji elektrike në Evropë

Galushçenko: Ukraina eksporton sërish energji elektrike në Evropë

Kiev, 11 prill 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Energjetikës, Herman Galushçenko, tha mbrëmë se Ukraina ka rifilluar eksportet e energjisë elektrike në Evropë, të cilat u ndërprenë në tetor kur Rusia filloi sulmet e rregullta me raketa dhe dron në infrastrukturën jetike të energjisë.

Ai shtoi se sulmet shkaktuan ndërprerje të mëdha të energjisë për civilët dhe industrinë, duke detyruar ekipet e emergjencës të punojnë jashtë orarit për të rivendosur rrjetin.

Galushçenko theksoi se Rusia dështoi të shkatërrojë sistemin energjetik të Ukrainës dhe se furnizimi me energji elektrike për popullatën vendase mbetet një prioritet.

Aktualisht ka plane për të rritur shpërndarjen ndërkufitare midis Ukrainës dhe Polonisë, gjë që do të rrisë eksportet, tha Galushçenko.

Para luftës, Ukraina eksportonte energji elektrike në Moldavi, Hungari, Sllovaki dhe Poloni. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR