• e premte, 27 shtator 2024

Galant miratoi "vazhdimin e aktiviteteve ofensive të IDF-së" kundër Hezbollahut në Liban

Galant miratoi

Tel Aviv, 26 shtator 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot miratoi "vazhdimin e aktiviteteve ofensive të Forcave mbrojtëse izraelite (IDF) kundër Hezbollahut në Liban.

Vendimi i tij vijoi pas takimit me shefin e Shtatëmadhorisë izraelite, gjeneral-kolonelin Herzi Halevi dhe personaliteteve tjerë të lartë ushtarakë.

"Me miratimin e operacioneve të ardhshme ofensive në frontin verior, së bashku me shefin e Shtatëmadhorisë, shefin e Inteligjencës dhe shefin e operacioneve në IDF, e vazhdojmë serinë e operacioneve për eliminimin e terroristëve të Hezbollahut, për shkatërrimin e formacioneve të tyre sulmuese dhe shkatërrimin e raketave të tyre. Ne duhet të kryejmë detyra shtesë për të mundësuar kthimin e njerëzve nga veriu (i Izraelit) në shtëpitë e tyre", publikoi Gallant në mediat sociale. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR