• e martë, 24 dhjetor 2024

GAK: Pas ndryshimeve kushtetuese, nuk do të ketë prolongime shtesë në fillimin e bisedimeve të aderimit

GAK: Pas ndryshimeve kushtetuese, nuk do të ketë prolongime shtesë në fillimin e bisedimeve të aderimit

Bruksel, 17 dhjetor 2024 (MIA) – Këshilli i BE-së mirëpret angazhimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, e cila ka deklaruar integrimin në Bashkimin Evropian si qëllimin e saj strategjik, por kujton se vendi ende nuk ka zbatuar ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar, sipas Konkluzioneve për zgjerim të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të Bashkimit (GAK).

"Duke përsëritur thirrjen e saj që Maqedonia e Veriut të përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve, Këshilli riafirmon gatishmërinë e tij për të thirrur një konferencë tjetër ndërqeveritare, pa prolongime shtesë ose vendime politike shtesë, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë detyrimin e saj, në përputhje me procedurat e saj të brendshme.

Pas kësaj, Këshilli është i gatshëm të hapë klasterin e parë të bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur, në përputhje me Kornizën e bisedimeve", bëhet e ditur në konkluzionet kushtuar vendit.

Këshilli, me këtë rast, inkurajon të gjitha partitë në Kuvend për bashkëpunim ndërpartiak, me fokus në progresin në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.

"Këshilli përshëndet nivelin e përgatitjes së Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore. Ai vëren se ende nevojiten hapa të vazhdueshëm dhe vendimtarë për të përshpejtuar zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, veçanërisht në fushat e vlerave themelore dhe sundimit të së drejtës, ku është bërë vetëm përparim i kufizuar", bëhet e ditur në konkluzionet.

Зачленувањето на Северна Македонија во НАТО, очекуваниот почеток на преговорите за членство на земјава и на Албанија во ЕУ и парламентарните избори во нашата држава, заедно со оние во Србија

Këshilli gjithashtu thekson se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, si dhe të procesit të stabilizim-asociimit.

"Këshilli përkujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme nga zbatimi i vullnetit të mirë të marrëveshjeve dypalëshe, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë, në përputhje me Kornizën negociatore", shtohet në konkluzionet.

Këshilli vlerëson shumë bashkëpunimin e qëndrueshëm të vendit me Bashkimin për çështjet e politikës së jashtme, e në veçanti përafrimin e tij të vendosur dhe të gjatë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë masat kufizuese, e cila vlerësohet si një sinjal i fuqishëm i angazhimit strategjik të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Këshilli, po ashtu e përshëndet pjesëmarrjen e vazhdueshme active të Maqedonisë së Veriut në misionet dhe operimet e Bashkimit Evropian në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe partneritetin e tij të sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, që hapë rrugën për bashkëpunim të rritur në fushat kryesore”, bën të ditur GAK.

Më tutje shtohet se vendi “duhet të realizojë” pavarësinë, profesionalizmin, efikasitetin dhe paanshmërinë e gjyqësorit dhe reformën në administratën publike, me ç’rast Këshilli gjyqësor duhe

Отворена поддршка на Република Северна Македонија на патот кон ЕУ и НАТО од групата земји членки на ЕУ „Пријателите на проширувањето“. Добивме и честитки за трпението и реформите, како и увер

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë e forcuar. Këshilli edhe më tutje është i brengosur seriozisht për ndryshimet e Kodit penal, që kanë të bëjnë me një numër të madh të rasteve të korrupsionit në nivel të lartë. Këshilli I bën thirrje Maqedonisë së Veriut të miratojë Kod të ri penal në përputhje me të drejtën e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Këshilli, po ashtu, e përtërin thirrjen e tij drejtuar Maqedonisë së Veriut për t’I forcuar në mënyrë plotësuese të drejtat themelore, duke përfshirë edhe të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve ose bashkësive, lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes” shtohet në tekstin.

Këshilli bën të ditur se përkundër faktit që e përshëndet atë që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtur sivjet ishin konkurrente, megjithatë ka vërejtje se është i nevojshëm përparim i mëtejshëm në reformat zgjedhore, në bazë të rekomandimeve të jashtëzakonshme nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

Në konkluzionet theksohet edhe se Këshilli e përshëndet vendin për bashkëpunimin e vazhdueshëm të mirë në raport me përballjen me migrimin, menaxhimin me kufijt dhe harmonizimin me politikën e vizave të BE-së.

“Në raport me kriteret ekonomike, Këshilli e përshëndet nivelin e mirë të përgatitjes dhe përparimin e caktuar të arritur nga Maqedonia e Veriut në zhvillimin e ekonomisë funksionale të tregut dhe e inkurajon të vazhdojë me përpjekjet për të përparuar në kapacitetin e saj për përballje me presionin e konkurrencës dhe forcave të tregut në Bashkimin dhe t’i zbatojë reformat e domosdoshme strukturore”, thuhet në tekstin e Konkluzioneve për zgjerimin. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR