• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gabriel Eskobar nesër për vizitë në Tiranë

Gabriel Eskobar nesër për vizitë në Tiranë
Tiranë, 10 prill 2023 (MIA) - I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gasbriel Eskobar, nesër do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas mediumeve, ai do të qëndrojë prej 11 deri 13 prill në Shqipëri, ndërsa vizita ndodh në prag të fushatës për zgjedhjet lokale që mbahen më 14 maj.
Nesër pasdite Eskobar do të realizojë takim me presidentin e shtetit, Bajram Begaj, e pastaj edhe me kryeministrin, Edi Rama.
Ditën e ardhshme kanë planifikuar takime me opozitën, me ushtruesin e detyrës kryetar i Partisë Demokratike në opozitë, Enkelejd Alibeaj, deputetët Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku, si dhe me liderin e Partisë opozitare të Lirisë, Ilir Meta.
Herën e fundit Eskobar e ka vizituar Tiranën në prill të vitit të kaluar, së bashku me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfrid. bsh/
Foto: EPA
 

QËNDRONI TË LIDHUR