• e enjte, 26 dhjetor 2024

G7 e konfirmoi mbështetjen për krijimin e një shteti palestinez

G7 e konfirmoi mbështetjen për krijimin e një shteti palestinez

 Tokio, 7 dhjetor 2023 (MIA)  -  Liderët e vendeve të G7-ës, në takimin e tyre të mbrëmshëm video-konferencë, bënë thirrje për "kthim në procesin më të gjerë të paqes" ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

 Me këtë ata e konfirmuan mbështetjen e tyre për krijimin e një shteti palestinez.

 "Mbetemi të përkushtuar për krijimin e një shteti palestinez si pjesë e zgjidhjes për dy shtete që u mundëson izraelitëve dhe palestinezëve të jetojnë në paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe të sigurt", theksohet  në kumtesën nga takimi i G7-ës, të organizuar nga kryeministri japonez Fumio Kishida.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR