• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska-Zadiq: Korrupsioni është problem në të gjitha vendet, është i nevojshëm një mekanizëm efikas

Gërkovska-Zadiq: Korrupsioni është problem në të gjitha vendet, është i nevojshëm një mekanizëm efikas

Shkup, 7 mars 2023 (MIA)  - Zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Slavica Gërkovska, sot ka takuar Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq, me të cilën kanë biseduar për nevojën që çdo vend të ketë një sistem drejtësie efikas dhe të pavarur.

Në takim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, Gërkovska ka falënderuar për mbështetjen që Austria i jep vendit tonë në rrugën e integrimeve evropiane, e cila është veçanërisht e rëndësishme në procesin e reformave që vendi ynë duhet t'i zbatojë për të përmbushur kriteret e Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen përvoja edhe për mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në të dyja vendet, ku siç informojnë ata, u theksua se duhet të krijohet një sistem i qëndrueshëm, i cili do të japë rezultate dhe që nuk do të varet nga individët.

Gërkovska po ashtu theksoi se zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të jetë transparente, dhe cilësia, njohuritë, përvoja dhe integriteti i personave të përzgjedhur duhet të jenë vendimtare.
 
 
Në kumtesën e shërbimit për shtyp qeveritar, thuhet se konstatimi i përbashkët ishte se të gjitha shtetet përballen me korrupsionin, por është e rëndësishme që secili shtet të ndërtojë një mekanizëm efikas që do ta ulë korrupsionin në nivelin më të ulët.
 
Gërkovska informoi për kompetencat e Kabinetit të saj për politikat për qeverisje të mirë, i cili përveç që është i përkushtuar në krijimin e politikave kundër korrupsionit, transformimin digjital të shoqërisë dhe ndërtimin e institucioneve profesionale, të përgjegjshme dhe efikase, posaçërisht është i fokusuar tek të rinjtë.
 Ministrja Zadiq përshëndeti vendimin e Maqedonisë së Veriut dhe zëvendëskryeministres Gërkovska për t'i kushtuar vëmendje të madhe politikave për qeverisje të mirë. Ajo shtoi se roli i grave dhe të rinjve në ndryshimet në shoqëri është vendimtar. sa/
  Foto: Qeveria
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR