• e premte, 27 dhjetor 2024

Gërkovska-Shmid: Mbështetja e OSBE-së është kyçe për forcimin e mekanizmave kundër korrupsionit

Gërkovska-Shmid: Mbështetja e OSBE-së është kyçe për forcimin e mekanizmave kundër korrupsionit

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, në margjinat e Forumit të Prespës për dialog, që mbahet në Strugë, pati takim me Helga Shmid, sekretare e përgjithshme e OSBE-së, kumtuan sot nga shërbimi për shtyp qeveritar.

Gërkovska u falënderua për bashkëpunimin e vazhdueshëm me OSBE-në në avancimin e mekanizmave për sundimin e ligjit dhe përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe në drejtim të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Ajo shprehu një falënderim të veçantë për mbështetjen personale të Shmid për aktivitetet e kabinetit për qeverisjen e mirë dhe politikat kundër korrupsionit.

"Shmid theksoi se duhet kushtuar vëmendje e veçantë aspektit gjinor në luftën kundër korrupsionit, duke qenë se gratë janë më pak të përfshira në korrupsion, por ndjejnë më shumë pasojat e aktiviteteve korruptive në shoqëri. Duke theksuar se korrupsioni është gjithashtu një çështje e sigurisë, e cila është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike, Shmid shprehu gatishmërinë dhe hapje për të mbështetur aktivitetet e mëtutjeshme lidhur me këto tema, të cilat Qeveria i zbaton me iniciativën e zëvendëskryeministres Gërkovska", qëndron në kumtesën e Qeverisë. ls/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR