• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gërkovska-Kovaçiç: Vetëm institucionet e forta dhe efikase japin rezultate në luftën kundër krimit të organizuar

Gërkovska-Kovaçiç: Vetëm institucionet e forta dhe efikase japin rezultate në luftën kundër krimit të organizuar
Shkup, 5 tetor 2022 (MIA) - "Për t'u përballur në mënyrë efektive me rrjedhat e paligjshme financiare dhe krimin e organizuar, është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të miratojë Ligjin për origjinën e pronës, i cili do të mundësojë konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme", është përfunduar në takimin e sotëm të zëvendëskryeministres  përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, e cila sot zhvilloi takim me një delegacion të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) të udhëhequr nga Marina Kovaçiç, udhëheqëse e komponentit për rrjedhat ilegale financiare. Zëvendëskryeministrja Gërkovska, siç njoftuan nga Qeveria, shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që GIZ e jep në lidhje me përgatitjen e Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen e hetimeve financiare dhe konfiskimin e pronës dhe të Komisionit Nacional për realizimin konsekuent të aktiviteteve nga Plani i Veprimit.

Ajo theksoi se të gjitha përvojat dhe praktikat që institucionet tona kompetente i marrin nga partnerët dhe ekspertët ndërkombëtarë duhet të implementohen në resoret përkatëse, në mënyrë që t'i pengojnë rrjedhat e paligjshme financiare dhe krimin e organizuar.

Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në rajon që ka përgatitur dhe zbatuar një strategji të tillë dhe zbatimi i plotë i saj do të krijojë një sistem efikas në luftën kundër korrupsionit dhe krimit", vlerëson Gërkovska.

Kovaçiç theksoi se rajoni përballet me shumë sfida të ngjashme dhe për këtë arsye një qasje strategjike rajonale është e nevojshme për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate korrupsionit, flukseve të paligjshme financiare dhe krimit të organizuar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR