• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska-Jeop Son: Le të punojmë në mënyrë të koordinuar për të kapërcyer ndarjet në të gjitha bazat

Gërkovska-Jeop Son:  Le të punojmë në mënyrë të koordinuar për të kapërcyer ndarjet në të gjitha bazat

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, sot ka zhvilluar takim me drejtoreshën rajonale të Zyrës për Koordinim të Agjencive Zhvillimore të Kombeve të Bashkuara, Gvin Jeop-Son dhe me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska falënderoi për mbështetjen që Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë Republikës së Maqedonisë së Veriut në 30 vitet e fundit, veçanërisht për çështjet kyçe që varen nga zhvillimi dhe përparimi i vendit.

Në takim u diskutua për nevojën që rajoni i Ballkanit Perëndimor të punojë bashkërisht dhe në mënyrë të koordinuar për të kapërcyer ndarjet mes qytetarëve në të gjitha bazat, si dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në krijimin e politikave aktive për përballimin e korrupsionit dhe ndërtimin e një sistemi efikas që ofron shanse dhe mundësi të bazuara në cilësi dhe njohuri.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska informoi se kabineti i saj është veçanërisht i fokusuar në punën me të rinjtë, të cilët, siç nënvizoi, bashkë me gratë janë bartëse të ndryshimeve.

Drejtori rajonal i Kombeve të Bashkuara, Jeop Son theksoi se prioritetet e Maqedonisë së Veriut për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë në sinergji të drejtpërdrejtë me qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm."Në takim u hap çështja e qasjes së koordinuar dhe kundërshtimit të gjuhës së urrejtjes, çështje kjo që po bëhet problem pothuajse në të gjitha vendet e rajonit", thuhet në njoftimin e kabinetit të Gërkovskës. sa/

foto: Kabineti i zëvendëskryetares së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për politika për qeverisje të mirë

QËNDRONI TË LIDHUR