• e premte, 27 dhjetor 2024

Gërkovska - Ziberi: Mbrojtja efektive e të drejtave të qytetarëve është prioritet

Gërkovska - Ziberi: Mbrojtja efektive e të drejtave të qytetarëve është prioritet
Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, sot mbajti takim pune me Avokatin e Popullit Naser Ziberi, ku u bisedua për sfidat me të cilat përballet ky institucion, si dhe për mënyrat se si te tejkalohen ato.
 
 
Zëvendëskryeministrja Gërkovska, siç njoftuan nga Kabineti i saj, e njoftoi Avokatin e Popullit Ziberi për aktivitetet koordinuese të ndërmarra nga kabineti i saj, me qëllim të zbatimit më efikas të Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përgatitur nga Komisioni Evropian. .
 
“Ajo vlerësoi se është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet së bashku, përmes një procesi koordinues, të punojnë në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe në këtë mënyrë të tejkalohen dobësitë sistematike", theksohet në kumtesën.
 
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për nevojën për t'iu qasur ndryshimit të kuadrit ligjor që i referohet Avokatit të Popullit si institucion, i cili do të mundësojë harmonizimin e kuadrit ligjor me kriteret e Parisit dhe parimet veneciane, në radhë të parë në drejtim të pavarësisë së tij financiare.
 
"Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin që Avokati i Popullit ka me institucionet tjera për të garantuar mbrojtjen efektive të të drejtave të qytetarëve, si dhe u theksua se tashmë janë tejkaluar problemet me vizitat në institucionet penale, me të cilat Avokati i Popullit më herët përballej", thuhet në kumtesën.
 
Zëvendëskryeministrja Gërkovska dhe Avokati i Popullit shprehën gatishmërinë që në periudhën e ardhshme të punojnë së bashku për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet ky institucion. ls/
 
Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR