• e diel, 24 nëntor 2024

Gërkovska: Zgjidhje funksionale afatgjate për përgjegjësi nga institucionet

Gërkovska: Zgjidhje funksionale afatgjate për përgjegjësi nga institucionet
Shkup, 22 shkurt 2022 (MIA) - Në seancë qeverie është sjellë konkluzioni se duhet të gjendet mekanizëm me të cilin do të ndiqen konkluzionet e Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) dhe do të bëhet sistem se si do të realizohen ato deri në fund, deklaroi zëvendëskryeministrja për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska.Në pjesëmarrjen në emisionin "Top Tema" në televizionin Tellma, Gërkovska informoi se në vijim është diskutimi për procesin e reformave dhe riorganizimit të administratës publike dhe pret të japë përgjigje për shumë prej këtyre zgjidhjeve. "Nuk do ta bëjmë shpejt, për të qenë realë, duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë e menduar sistematikisht, për të cilën të gjithë do të biem dakord se është funksionale dhe që korrespondon me atë që ne të gjithë duam ta arrijmë, dhe kjo është mënyra më e mirë për të vendosur një mekanizëm i cili do të bëjë që institucionet të jenë përgjegjshme dhe të reagojnë shpejt ndaj udhëzimeve të  ESHR-së nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për të mbrojtur interesin publik të shtetit, për të mos humbur fondet e shtetit dhe të gjithë neve vetëm për shkak të disa lëshimeve", tha Gërkovska. Të gjithë ne, potencoi, sjellim përgjegjësi në vendet në të cilat jemi të punësuar.“Nuk mund të fshihet dikush pas përkatësisë politike kur nuk e kryen punën e vet dhe pretendon se është sanksionuar sepse është anëtar i një partie të caktuar politike, në esencë vjen deri te mosrespektimi i përgjegjësive të punës që i ka”, tha Gërkovska. Ajo informoi se kabineti i saj ka dërguar kërkesë tek institucionet në afat prej 30 ditësh që të bëjnë plan veprimi për shpenzimin e mjeteve dhe do të monitorohet zbatimi i planit. Theksoi se kanë të njëjtën qasje me ESHR-në për atë se cilat janë problemet më të mëdha në vend dhe si duhet të zgjidhen ato. "Ekziston një mendim i pandarë se kemi një problem serioz me punonjësit në sektorin e IT-së, me punonjësit në departamentin e kontabilitetit. Në një pjesë të administratës po përballemi me mungesë të resurseve njerëzore në shumë departamente kyçe, ndërsa e kemi të mbingarkuar në një pjesë tjetër që nuk është aq thelbësore”, tha Gërkovska. E pyetur se si të vendoset një mekanizëm kontrollues për shpenzimin e parave, zëvendëskryeministrja Gërkovska tha se Qeveria i ka marrë shumë seriozisht indikacionet e ESHR-së dhe nevojitet koordinim në mes të gjitha institucioneve si ESHR, KSHPK, Këshilli Inspektues dhe institucionet e tjera për të vendosur bashkërisht  mekanizma përkontrollin e brendshëm, një sistem efikas transparent që e meritojnë të gjithë qytetarët. Drejtori i Entit Shtetëror të Revizionit, Maksim Acevski, lidhur me raportin për borxhin publik, i cili ndër të tjera dha informacione se në kushtet e pandemisë Kovid 19, kufiri i borxhit publik prej 60 për qind të Bruto Produktit Vendor ishte arritur, theksoi se pjesa më e madhe e huamarrjes sonë të shtetit vjen për të mbuluar deficitin buxhetor të shtetit dhe një pjesë e caktuar që i referohet investimeve kapitale. Duhet pasur parasysh, tha ai, se vendi ka ndarë 576 milionë euro në vitin 2020 dhe 2021 në gjashtë masa ekonomike për të adresuar efektet e pandemisë, dhe në thelb janë arsyet kryesore të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Potencoi se duhet t'i ndërtojmë mekanizmat për kontroll brenda institucioneve që janë shfrytëzuesit final të mjeteve.Sipas tij, duhet konstatuar se në thelb investimi më i madh duhet të jetë në pjesën e parandalimit ndërsa më pas në pjesën e sanksionimit. Sipas Acevskit, ka konstatime katastrofike sa i përket mjeteve të siguruara nga shteti, dhe mungon përgjegjësia sociale nga shfrytëzuesit e fundit. Ndër të tjera ai tha se shteti nuk ka evidenca dhe raporte adekuate dhe nuk ka përgjegjësi sociale për mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve të dhëna.

QËNDRONI TË LIDHUR