• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska u takua me kryebashkiakun e Romës: Maqedonia e Veriut dhe Italia kultivojnë marrëdhëniet miqësore, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor

Gërkovska u takua me kryebashkiakun  e Romës: Maqedonia e Veriut dhe Italia kultivojnë marrëdhëniet miqësore, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor

 Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska sot pati takim me kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, me të cilin ndër të tjera kanë biseduar për kandidaturën e parashtruar të Italisë, që Roma të jetë nikoqire  e ekspozitës botërore 2030 (World Expo 2030 EXPO 2030), e cila organizohet nën patronat të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE) me seli në Paris, bëri të ditur pres shërbimi i Qeverisë.

Gërkovska e përshëndeti kandidaturën e Italisë dhe theksoi se për Republikën e Maqedonisë së Veriut është shumë e rëndësishme të jetë pjesë e ekspozitave të tilla ndërkombëtare ku promovohen resurset dhe kapacitetet që i posedon shteti. Kjo, shtoi ajo, është veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e shtetit në përgjithësi. 


 

Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Italia kanë bashkëpunim të frytshëm afatgjatë dhe ka shprehur falënderim për mbështetjen që Italia ia jep Maqedonisë së Veriut në rrugën tonë të integrimit evropian. Gërkovska theksoi se kabineti i saj ka vendosur  një bashkëpunim të shkëlqyer me Agjencinë Italiane për Parandalimin e Korrupsionit ANAK, por edhe me Universitetin Luis, ku për momentin një grup të punësuar të administratës shtetërore po ndjekin trajnime për menaxhim efikas.

 

Kryebashkiaku Gualtieri në takim ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Italia edhe më tej do të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella, ndërsa po ashtu do të vijojë përparimi i bashkëpunimit midis Romës dhe Shkupit. 

 Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR