• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska: Siguria kibernetike sjellë sfida të njejta për të gjitha vendet, është e domosdoshme qasja e përbashkët dhe e koordinuar në tejkalimin e tyre

Gërkovska: Siguria kibernetike sjellë sfida të njejta për të gjitha vendet, është e domosdoshme qasja e përbashkët dhe e koordinuar në tejkalimin e tyre

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Asnjë vend nuk mundet në mënyrë të vetme dhe të izoluar të përballet me sfidat e sigurisë kibernetike dhe rezistencës kibernetike. Sepse, pavarësisht se sa një vend është i zhvilluar apo jo, të gjithë ne përballemi me rreziqet e njejta, me sfidat e njejta dhe prandaj qasja e koordinuar dhe e përbashkët është e domosdoshme.

Kjo është porosia e zëvendëskryeministres së angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, nga fjalimi i saj hyrës në Konferencën globale për ndërtim të kapaciteteve kibvernetike "Rezistenca kibernetike për zhvillim", që këtë javë mbahet në Akra të Ganës, në organizim të Forumit global për ekspertizë kibernetike (GFCE), së bashku me Bankën botërore, Forumin botëror ekonomik (WEF) dhe Institutin për paqe kibernetikeSiç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, ajo, duke e cekur rëndësinë e ngjarjeve të cilat kontribuojnë për formësim të së ardhmes në nivel botëror, theksoi se është jashtëzakonisht me rëndësi politikat kibernetike të jenë pjesë përbërëse e përpjekjeve kolektive për tejkalim të dallimeve në zhvillimin socio-ekonomik dhe realizimin e qëllimeve zhvillimore globale.

Ajo shtoi se për proces të suksesshëm të transformimit digjital të shoqërië, por edhe për siguri kibernetike dhe shoqëri rezistente, me rëndësi është ndërtimi i një konsensusi të gjerë, jo vetëm politik, por edhe shoqëror për nevojën e investimeve në kapacitete adekuate teknike dhe infrastrukturë, si dhe për ndërtim të kapitalit profesional njerëzor me njohuri dhe kualifikim për përmirëssim të shkathtësive të përgjithhsme digjitale.

Në hapjen e konferencës glonbale, thuhet në kumtesë, pjesëmarrëssit bashkarisht mbësshtetën "Thirrjen nga Akra për zhvillim të rezistencës kibernetike", që angazhohet për partneritet më të fuqishëm dhe koordinim, dhe i cili paraqet kornizë për aksion global.

Gjatë ditës së sotme, siç është paralajmëruar, zëvendëskryeministrja do të flasë edhe në dy panel-sesione të cilat do t'u kushtohen proceseve të përforcimit të kapaciteteve për siguri kibernetike, si dhe për hendekun gjinor dhe strategjitë jokonvencionale për inkluzion të grave në këtë sektor. ab/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR