• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska - Shvarc: Korrupsioni është problem i pranishëm kudo dhe shkatërrimi i tij nuk është një proces i thjeshtë

Gërkovska  - Shvarc: Korrupsioni është problem i pranishëm kudo dhe shkatërrimi i tij nuk është një proces i thjeshtë

 Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA)  - Në kuadër të vizitës së punës në SHBA, zëvendëskryetarja e Qeverisë teknike përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, realizoi takim me Brus Shvarc, zëvendës ndihmës i prokurorit të përgjithshëm i SHBA.

Siç informon pres shërbimi   i qeverisë, Shvarci e vlerësoi lartë rolin e zëvendëskryeministres në luftën kundër korrupsionit dhe e  përshëndeti faktin se Ligji për konfiskimin e pronës në procedurë civile tashmë është në procedurë kuvendore. Në takim u ra dakord për një shkëmbim të ardhshëm të praktikave të mira mes dy vendeve, sepse në SHBA zbatohet konfiskimi pa aktvendim dënues. 

 Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se korrupsioni është një problem i pranishëm kudo dhe se shkatërrimi e tij nuk është një proces i thjeshtë. Në këtë drejtim, zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se në këtë luftë është e nevojshme që të gjitha institucionet kompetente t'i kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se mediat, gazetarët hulumtues dhe organizatat e shoqërisë civile janë partnerë të institucioneve.

Gërkovska shtoi se institucionet e drejtësisë nuk guxojnë të përdorin pavarësinë e tyre për të krijuar një zonë komforti dhe duhet të ketë sanksione për gjykatësit dhe prokurorët që veprojnë në mënyrë të paligjshme. 

 Në takim u bisedua edhe për mbështetjen që Maqedonia e Veriut e merr nga partnerët strategjikë, të cilët vazhdimisht investojnë në forcimin e kapaciteteve tona në sistemin e drejtësisë, por që duhet të ketë rezultate të dukshme, raste të punuara cilësore dhe konfiskime të suksesshme.

 Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR