• e premte, 27 dhjetor 2024

Gërkovska: Respektimi i kodit të etikës së funksionarëve është obligim themelor në shoqëritë e zhvilluara demokratike

Gërkovska: Respektimi i kodit të etikës së funksionarëve është obligim themelor në shoqëritë e zhvilluara demokratike

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Një person i cili do të ishte përgjegjës për respektimin e kodit të etikës dhe një person i obliguar për krijimin e politikave për menaxhim të mirë është rekomandim që duhet të ketë në çdo institucion, beson zëvendëskryeministrja Slavica Gërkovska.

Sipas saj, nuk duhet të jetë përgjegjësi dhe detyrim vetëm i një personi, por ndërgjegjësimi në institucione për rëndësinë e krijimit të politikave për mirëqeverisje dhe sjellje, sipas kodit të etikës, është një detyrim themelor në shoqëritë e zhvilluara demokratike.

Duke u përgjigjur në  pyetjen e gazetarëve lidhur me rastet e shpallura nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, ajo u përgjigj se për këto dy raste ende nuk ka marrë materiale nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, megjithatë, siç tha ajo, “Do të them edhe një herë se kompetencat e mia kanë të bëjnë vetëm me fushën e respektimit të kodit të etikës, përgjegjësisë penale dhe çdo përgjegjësi tjetër është në duart e autoriteteve të tjera”.

"I kemi dhënë vërejtje Artan Grubit, i kemi dhënë vërejtje ministrit Bujar Osmani, për  ministrin Naser Nuredi gjithashtu. Sipas kodit të etikës është hapi i parë, sepse është kod, nuk është ligj, nuk ka dispozita penale, por është këshillë dhe tregues moral, të merret parasysh se sjellje të tilla janë të palejueshme sipas kodit të etikës dhe funksionari publik për të cilin shqiptohet vërejtja nuk duhet ta përsërisë aktin, nëse e përsërit atë, kam obligimin të njoftoj kryeministrin se nuk ka korrigjim në sjelljen e funksionarit publik dhe më pas është në duart e kryeministrit se çfarë çështje përgjegjësie do të vendoset, natyrisht në kuadër të kodit të etikës", tha ajo.

Në lidhje me çështjen e deputetëve të cilët kanë banesa në Shkup dhe i shfrytëzojnë shpenzimet e udhëtimit, ajo tha se “për fat të keq nuk kemi kompetenca sepse Kuvendi është organ ligjvënës që është i pavarur nga pushteti ekzekutiv”.

Sipas saj, insistimi për transparencë në institucione duhet të zbatohet edhe për deputetët.

"Gjithashtu në këtë mënyrë flitet për transparencë dhe politika edukuese me të cilat insistojmë në rritjen e transparencës së institucioneve, në atë mënyrë i japim mundësi presionit pozitiv që institucionet të jenë më të përgjegjshme ndaj qytetarëve, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për  deputetët", tha ajo. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR